• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mijëra të burgosur kurdë i japin fund grevës së urisë

by Java News
27/05/2019 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra të burgosur në burgjet turke e përfunduan një grevë urie 200 ditore, pasi kreu i burgosur kryengritësve kurdë, Abdullah Oçalan u lejua të takohej me avokatët e tij për herë të parë në tetë vjet.

Abdullah Oçalan, kreu i Partisë Punëtore të Kurdistanit, PKK, që është shpallur e paligjshme në Turqi, u kërkoi mbështetësve të tij që t’i jepnin fund grevës në një kërkesë me shkrim të dorëzuar nga avokatët e tij të dielën.

“Shokët që u hodhët në grevë urie dhe agjërim vdekjeprurës, pres nga ju që t’i jepni fund grevës suaj në përputhje me deklaratën e avokatëve të mi. Mund ta them me lehtësi se protesta që keni bërë për mua është dëgjuar, unë ju përshëndes me dashuri dhe mirënjohje”, thuhej në letrën e zotit Oçalan, të lexuar nga avokatja e tij, Newroz Uysal.

Një numër ligjvënësish kurdë iu bashkuan grevës së 3,000 të burgosurve dhe të tjerëve, derisa udhëheqësit të PKK-së Abdullah Oçalan t’i lejohej konsultimi me avokatin e tij në burgun e ishullit Imrali.

Një nga ligjvënësit që morën pjesë në grevë ishte Leyla Guven, e cila tha të dielën se greva e arriti qëllimin e saj.

“Unë do të doja të falënderojë të gjithë ata që kanë treguar interes që nga fillimi i grevës. Ishte një rezistencë kolektive. Me këtë rezistencë njerëzit dhe demokracia e Turqisë fitoi. Dëgjimi i zërit të Oçalanit është shumë i rëndësishëm për demokratizimin e Turqisë dhe për paqen në Lindjen e Mesme. Uroj që ne të kemi sukses pa asnjë humbje. Zemra jonë është e lenduar, por rezistenca jonë me të vërtetë fitoi”.

Abdullah Oçalan, i cili u arrestua në Kenia më 1999, po vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Partia Punëtore e Kurdistanit, PKK, po bën një luftë guerile për një shtet të pavarur kurd në Turqi.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur PKK-në një grup terrorist.

Disa analistë turq thonë se lejimi i Oçalanit për të parë avokatët e tij mund të jetë një shenjë që qeveria shpreson të fitojë mbështetjen e votuesve kurdë përpara zgjedhjeve për kryebashkiak të muajit të ardhshëm në Stamboll.

Next Post
Zgjedhjet europiane, Basha: Beteja për votën e lirë, jetike për vlerat perëndimore

Zgjedhjet europiane, Basha: Beteja për votën e lirë, jetike për vlerat perëndimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In