• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mijëra pelegrinë ngjiten në malin e Tomorrit në pandemi/ Qytetarët luten për shëndetin duke sfiduar shifrat në rritje të rasteve me COVID

by Java News
26/08/2021 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në hyrje të fshatit Plirzë, në aksin rrugor Berat- Skrapar, një tabelë e madhe e vendosur në anë të rrugës i drejton udhëtarët drejt malit të Tomorrit. Disa policë të qarkullimit rrugor mundohen pa ndonjë sukses të vendosin rregull mes numrit të madh të makinave që ngjiten apo zbresin prej malit, pa ndaluar as ditën as natën.

Rruga që zakonisht zgjat jo më shumë se dy orë, ishte pothuajse e bllokuar mes 18 dhe 25 gushtit – ditët e pelegrinazhit kushtuar Abaz Aliut.

“Jemi nisur që në orën 7:00 të mëngjesit nga Tirana dhe në orën 17:00 mundëm që të mbërrijnë pranë Teqesë së Kulmakut, për të kryer ritet e kësaj feste, pasi rruga për orë të tëra qëndroi e bllokuar në ngjitje,” tha për BIRN një pelegrin, ndërsa ndizte qirinjtë në vendin e shenjtë.

Ndryshe nga një vit më parë, kur pandemia thuajse e anuloi pelegrinazhin, këtë vit mijëra qytetarë nga vendi, Kosova apo Maqedonia sfiduan rregullat dhe protokollet kundër COVID-19 dhe u tubuan në Teqenë e Kulmakut në malin e Tomorrit.

Por ndërsa nuk mbajnë maska dhe distancë, shumë prej pelegrinëve thonë se janë ngjitur aty të luten për shëndetin e familjes, të afërmve dhe miqve të tyre.

“Është koha për lutje për shëndetin, se kemi kaluar ditë të vështira me virusin, por nuk dimë se çdo të kalojmë, pasi prapë situata po bëhet e vështirë, ndaj jemi lutur këtu në vendin e shenjtë për shëndet për ata që duam,” thotë Armando Muçollari, që së bashku me bashkëshorten ka udhëtuar nga Durrësi drejt Tomorrit.

Pelegrinazhi fillon çdo 18 gusht pranë Teqesë së Kulmakut, ku zhvillohet rituali i festës së bektashinjve kushtuar Abaz Aliut dhe përfundon mbrëmjen e 25 gushtit me largimin e pelegrinëve të fundit.

Në kasaphanë, askush nuk pyet për çmimin

Edhe pse festa përfshin ndezje qirinjsh, lutje, marshim e kamping në mal, ajo është e famshme veçanërisht për therjet masive të qengjave, që zakonisht prodhojnë imazhe gati apokaliptike të festës.

Të vjetrit janë mësuar njëfarësoj me “mizorinë” e therjes dhe blegërimat e qengjave, i dalin për zot punës në shumicën e rasteve.

“Kemi ardhur të gjithë, të rritur e fëmijë. Ata po shijojnë natyrën dhe unë merren me qingjin, pasi fëmijët nuk e shohin dot kur theret,” thotë një burrë i moshuar, ndërsa pret që mishi të piqet.

Mijëra pelegrinë kanë nevojë për blerjen e një qengji, therjen dhe pjekjen e tij dhe qindra njerëz janë në shërbim të tyre gjatë gjithë javës. Në vendin e pelegrinazhit, janë bërë ndarjet për proceseve të këtij rituali.

Dhjetëra blegtorë të fshatrave të Skraparit, por edhe të ardhur nga fshatra të Korçës shesin qengja në vatha të improvizuara, ndërsa në vendin e therjes qëndrojnë në shërbim dhjetëra kasapë.

Në disa pjesë të tjera, zjarret qëndrojnë gjithmonë gati për të pjekur qengjin e radhës.

Pelegrinët nuk i diskutojnë shpenzimet. Kostot e udhëtimit, qengji dhe gjithë procesi është diçka që merret parasysh dhe askush nuk bën pazar.

“Nëse ke ardhur të bësh një kurban, nuk mund të bësh pazar sa kushton kilogrami, therja, apo pjekja, sepse këtu jemi për një qëllim, lutjen, ndaj dhe nëse do marrësh shërbimin këtu në majë të malit, në vendin e shenjtë, duhet ta bësh me zemër,” thotë i moshuari, që pret të marrë qengjin dhe të shkojë në çadër tek të afërmit.

Një marshim në natyrë

Pelegrinët kalojnë së paku një natë në malin e shenjtë, siç konsiderohet Tomorri. Ata vizitojnë Teqenë e Kulmakut, luten dhe falen pranë faltoreve të shenjtorëve, ndërsa kalojnë natën në çadra e makina.

“Është vend i bukur. Freskët. Në kohët që po jetojmë, përse mos t’i kushtojnë dhe pak vëmendje lutjeve, sepse kemi nevojë, mbi të gjitha për shëndet, punë dhe harmoni, ndaj është vendi ideal për t’i bërë të gjitha këto,” thotë një i ri, që vjen për herë të parë në Tomorr me miqtë e tij.

Nata është tejet e freskët në lartësi gati 2 mijë metra dhe pelegrinët qëndrojnë në çadra e rreth zjarreve, duke pritur mëngjesin në natyrë dhe pjesën e dytë të ritualit që përfshin ngjitjen në majën më të lartë të Tomorrit.

Ngjitja drejt “Çukës”, pikës më të lartë të malit të Tomorrit, 2416 metra mbi nivelin e detit, deri në vendin që konsiderohet si varri i Abaz Aliut, është pjesa më e rëndësishme e pelegrinazhit.

Për shumë pelegrinë, ngjitja fillon herët në mëngjes. Rruga drejt kësaj pike është e vështirë për shkak të terrenit dhe gjendjes së rrugës, por shumë pelegrinë preferojnë që t’i kalojnë të gjitha sfidat.

Për mjaft banorë të zonës, kjo është një mënyrë për të siguruar disa të ardhura shtesë. Banorë të fshatrave të thella të Skraparit, apo dhe të ardhur nga Berati me mjete të larta, thërrasin që herët në mëngjes, duke të ofruar transport me mjete drejt Çukës.

“Kam që në datën 18 që ngjis dhe zbres pelegrinë drejt Çukës, për 10 mijë lekë të vjetra për çdo person. Është rrugë e keqe, makina do shërbime, puna më mban larg shtëpisë, s’mund ta ofrojë për më pak, por këtu askush nuk diskuton për çmimet, sepse të gjithë duan të kryejnë ritet për mirësi,” thotë Agron Kajo nga fshati Maminas i Beratit, i cili punon si taksist./ Tema

g.kosovari

Next Post
Fluks në portin e Durrësit/ Fundjava shënon numër të lartë personash që hyjnë në vendin tonë

"Anulohen udhëtimet"/ Porti i Durrësit bën njoftimin me rëndësi, tregon çfarë ka ndodhur me tragetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In