• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mijëra biznese të vogla gjobiten nga tatimet për mosdorëzimin e formularit të punësimit

by Java News
30/06/2016 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mijëra biznese të vogla në shkallë vendi janë gjobitur nga sistemi elektronik i Tatimeve për mosdorëzimin e formularit të punësimit. Bëhet fjalë për persona fizikë, që kanë vetëm një të punësuar, pra administratorin.

Sipas Tatimeve, edhe pse janë të regjistruar në QKR këto biznese duhet të dorëzonin edhe formularin e deklarimit të punonjësit në zyrat e taksave. Për këtë arsye, nga data 22 qershor mbi këto biznese sistemi ka gjeneruar automatikisht gjobën prej 10 mijë lekësh të reja, sipas nenit 113 të procedurave. Por kjo masë ndëshkimore ka hapur debate të mëdha edhe institucionale.

Në Drejtorinë e Apelimit Tatimor kanë vërshuar ankimimet nga bizneset e gjobitura, ndërsa avokati i tatimpaguesve ka nisur menjehërë hetimet.

Drejtuesit e Tatimeve thanë për Top Channel se janë duke diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje. Por, sipas tyre, administrata nuk ka hapësira për të falur gjoba, pasi ato janë të sanskionuara nga ligji.  Por burime nga zyra e avokatitit të tatimpaguesve thonë se gjobat janë të paligjshme, pasi këto subjkete nuk e kanë detyrimin për të deklaruar punonjësin e vetëm.

Top Channel ka mësuar se avokati do t’i kërkojë Drejtorisë së Tatimeve shfuqizimin e gjobave, sipas nenit 59 të ligjit të QKR, i cili thotë se regjistrimi  i subjekteve në QKR përbën gjithashtu regjistrimin e njëkohshëm të tyre pranë administratës tatimore, në skemën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe pranë Inspektoratit të Punës.

Edhe pse nuk ka ende një numër të saktë, burime konfidenciale thanë për Top Channel se sistemi ka gjobitur me mijëra biznese në shkallë vendi, kryesisht tregtarë ambulantë apo persona fizikë me xhiro minimale nën 2 milionë lekë në vit, të cilët nuk kanë njohuri mbi ligjet tatimore./a.k

Next Post

Manchester apo Real, ja ekipi që zgjedh Pogba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com