• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mihrija për “zhveshjen”: Performanca duhet, por veshi nuk i pranon të gjitha

by Java News
07/05/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mund të quhet padyshim një ndër artistet që nuk vuan nga komplekset. “Çdo pyetje rreth Mihrijes, do ta ketë gjithnjë një përgjigje”, na thotë këngëtarja e mirënjohur kosovare. Këtë herë Mihrie Braha i është rikthyer skenës, me një këngë që ka në qendër dështimin e një dashurie, që vetë, ajo kurrë nuk e ka provuar. Në këtë rrëfim për “Bluetooth”, Mihrija tregon edhe për fillimet e historisë me bashkëshortin e saj, Naimin, duke thënë se ka pasur shumë njerëz të rrethit të saj që kanë dashur ti ndajnë. Por dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin, i ka shndërruar një ndër çiftet më jetëgjatë në showbizzin shqiptar.

Rikthehet Mihrie Brahja, si erdhi kënga “Zemra më plasi”?

Ka rreth dy ditë që kam lançuar këngën e re, “Zemra më plasi”. Në fakt deri më tani kënga është pritur mirë, kam marrë shumë telefonata, urime, shumë ftesa për emisione, apo edhe për spektakle. Më vjen mirë që kënga është pëlqyer edhe pse ka shumë pak kohë që ka dalë.

A është e bazuar në një histori tuajën kjo këngë?

Jo, nuk ka lidhje. Unë tekstin e kam shkruar vetë. Mendoj që po të kisha dështuar në dashuri, nuk do të isha martuar kurrë. Për këtë flet edhe kënga, për një dështim. Unë njoh shoqe të miat, që pasi kanë dashuruar dhe kanë dështuar, nuk e kanë gjetur më dashurinë. Pasi unë këtë besoj, që femrat dashurojnë shumë, por vetëm një herë në jetë.

Si ka qenë kjo periudhë për Mihrien?

E ngarkuar, megjithatë shumë e mirë. Maksimumi i ngarkesës sime është në fundvit, ku dhe bëj regjistrimet për mbrëmjen e ndërrimit të viteve, si dhe jam e ftuar në shumë spektakle. Në Shqipëri ndoshta edhe më pak, sepse realisht nuk kam kohë. Fillimi i janarit pastaj më gjen më të qetë, por gjithsesi më pëlqen ta shpenzoj mirë kohën time, dhe në ditët e pushimit, marr çantën, celularin, çelësat dhe dal nga shtëpia.

Si i shikoni artistët e rinj sot, sa impenjohen ata?

Nëse i krahasojmë me këngëtarët e brezit tim, mund të them që punojnë pak. Në ditët e sotme është më e thjeshtë të bësh muzikë, kushtet ta mundësojnë, teknologjia gjithashtu. Ndërsa në kohën time ishte ndryshe. Unë për 10 ditë kam bërë 10 këngë dhe nuk kam pasur as parukier me vete, më është dashur ti bëj të gjitha vetë dhe kanë dalë super produksione. Ndërsa sot ka ndryshuar koha, sot artistët punojnë më pak, duke i pasur të gjitha të tjerat gati.

Po këngëtaret që e kërkojnë famën me zhveshjen si i vlerëson Mihria?

Nuk më pëlqen të gjykoj njerëzit e tjerë. Çdokush ka lirinë të bëjë çdo gjë. Mendoj se performanca është shumë e rëndësishme për sytë e njerëzve, por nga ana tjetër, veshi mendoj se nuk mund t’i pranojë disa artistë që fshihen pas kësaj performance dhe nuk dinë të këndojnë.

Keni qenë gjithnjë shumë e hapur për mediat sa i përket lidhjes me bashkëshortin tuaj, Naimin, ka pasur raste që mediat ju kanë dëmtuar në jetën private?

Nuk ka pasur të tilla gjëra. Gjithmonë kur të më pyesin për Mihrien apo Naimin gazetarët do ta marrin një përgjigje. Nëse më pyesin për të tjerët, asnjëherë nuk do të kenë përgjigje, pasi nuk është në kompetencat e mia të flas për të tjerët. Nuk mund të them që na kanë dëmtuar.

Si ka qenë historia me Naimin, sa ka ndryshuar me kohën?

Patjetër që kur ka dashuri të vërtetë, gjithçka ecën mirë. Tashmë ne jemi njësuar me njëri-tjetrin. Fillimet kanë qenë të vështira. Unë dhe Naimi kemi thyer edhe disa tabu. Ne të dy kemi nisur të bashkëjetojmë në 1984 dhe në atë kohë gjërat ishin ndryshe. Në atë kohë nisën shumë thashetheme, derisa ne të dy ia shpjeguam vetë familjeve tona sesi qëndronte e vërteta. Pse jo ka pasur edhe skenar për ndarjen tonë. Njerëz të rrethit tonë kanë thënë që Naimi dhe Mihria duhet të ndahen. Megjithatë të gjitha këto i përkasin të shkuarës tani. Sot ne jemi një familje e lumtur dhe vazhdojmë të duhemi si ditën e parë.

A keni një këshillë për të gjithë çiftet e reja, një sekret për një marrëdhënie të gjatë dhe të suksesshme?

Padiskutim që është qëllimi i mirë dhe respekti. Unë jam rritur në një familje me shumë edukatë dhe me respekt për njëri-tjetrin. Dhe sot jam krenare për gjithçka që kam marrë. Këtë respekt e kam përcjellë dhe në familjen time. Mendoj se nëse i jep tjetrit respekt një lidhje do të jetojë përgjithmonë.

Bluetooth/BW/d.i.

Next Post

TAP, Gjiknuri në Budva me ministrat e energjitikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

Merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit, Endrit Shabani prezantohet në krye të institucionit

December 19, 2025
Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

Klodjan Braho nis punën pa ceremoni/ Dita e parë në detyrë, përballet në Kuvend me politikën për çështjen “Balluku”

December 19, 2025
Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

Altin Dumani, a do angazhohet në Kosovë? Ambasada britanike jep sinjale

December 19, 2025
Arben Ahmetaj reagon pas lajmit se është kërkuar esktradimi i tij: E pavërtetë

Shtyhen sërish nga SPAK afatet hetimore për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj

December 19, 2025
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

December 19, 2025
Çështja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova

Çështja ‘Balluku’, Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me 10 mijë faqe me prova

December 19, 2025
Tri fjalë që pengojnë demokracinë

Morali i Blendit që prodhon burg pa gjykim

December 19, 2025
“Mos merrni vendime drastike”, Horoskopi për sot, si fillon muaji për çdo shenjë

Shenjat e zodiakut që do t’iu ndryshojë jeta pak para fundit të vitit

December 19, 2025
Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

Vodhën para dhe pajisje në tre dyqane në Tiranë, arrestohen dy autorët

December 19, 2025
“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

“Janë 10 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Ballukut kërkon 3 javë kohë; PD: Të mbahet seancë të hënën!

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In