• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Migrantët kundër refugjatëve

by Java News
23/02/2016 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftë, shkatërrim, arrati. Darko Tolic e ka përjetuar vetë këtë në fillimin e viteve 90-të, kur shpërtheu lufta mes kroatëve dhe serbëve në Doboj, qytetin e tij boshnjak. Babai e solli atë bashkë me motrat në Baden-Vyrtemberg, ndërsa vetë u kthye të luftonte. Nëna qëndroi në Gjermani dhe si infermiere gjeti shpejt punë në Gjermani. Familja Tolic përfitoi nga mungesa e fuqisë punëtore, pas përfundimit të luftës ata nuk u kthyen si shumica e refugjatëve boshnjakë. Vetë Tolic sot është 28 vjeç dhe angazhohet politikisht –kundër refugjatëve dhe migrantëve, sidomos atyre që nuk vijnë nga Europa. Ai thotë se „Europa është vatra e popujve europianë. Europa duhet të mbetet europiane, Gjermania gjermane“.“

“Kalorësi kroat i kryqit”

Tolic ka themeluar filialin gjerman të partisë kroate „E Drejta Autoktone“ (A-HSP) një parti radikale që në vitet e fundit ka mbështetur ekstremistët e djathtë të NPD-së. Në bisedë me Deutsche Wellen ai thotë se kjo parti i afrohet botëkuptimit të tij dhe kalorësi i kryqit, siç e quan veten, kërkon „të shpëtojë Europën nga shuarja e popujve europianë dhe shtimi i popujve joeuropianë.“ Sipas tij gjermanët janë naivë, dhe nuk po i dallojnë rreziqet e imigrimit të pakontrolluar. Imigrantët e keqpërdorin Europën, thotë ai.

Por Tolic nuk është vetëm. Edhe Dubravko Mandic, njëri „ nga të egrit e rinj“ të „Alternativës për Gjermaninë“ që ofendon rëndë me terma racistë presidentin amerikan, Barack Obama nuk do më emigrantë në Gjermani. Ai ka lindur në Bosnje, babai erdhi si shumë të tjerë në vitet 90-të në Gjermani. Sot ai ngrihet kundër të huajve, pyetjen për një intervistë me Deutsche Wellen, Mandic, juristi nga Freiburgu e refuzoi.

Fenomen i njohur

Sociologu nga Bambergu Friedrich Heckmann thotë se nuk është një fenomen i ri që migrantët e sotëm janë kundër refugjatëve.“Edhe migrantët vetë kanë paragjykime. Ata i sjellin ato me vete nga vendet e prejardhjes dhe i zhvillojnë kundrejt grupeve të tjera të migrantëve, por edhe kundër shumicës.“ Ai kujton gjermanët rusë të ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik që në vitet 90-të „kishin paragjykime shumë të forta sidomos kundër myslimanëve.“

Në Gjermani për shembull turqit ishin të zemëruar me ardhjen në vitet 90-të të rreth katër milionë të zhvendosurve nga Europa Lindore. Sipas turqve këta emigrantë të rinj u privilegjuan, ndërkohë që ata si punëtorë të ardhur u desh të fitonin me shumë mundim jetën në Gjermani, të zhvendosurit nga Lindja e morën çdo gjë gati, fituan kurse integrimi, ndihma materiale, banesa, si edhe nënshtetësinë gjermane.

Konkurrencë dhe frikë

“Asokohe kishim një krizë migrantësh, të krahasueshme me këtë aktualen. Në vitin 1992 kishim 1,5 milionë emigrantë, atëherë po ashtu kishim akte dhune kundrejt migrantëve me zjarrëvnie dhe viktima. Kjo u zbut disi me ashpërsimin e ligjit të azilit dhe reduktimin e migracionit“, thotë Heckmann për DW. Ndër emigrantët është e pranishme frika e konkurrencës. „Një luftë konkurrence mes të stabilizuarve dhe të ardhurve të rinj për resurset e njëjta.“Këtë luftë e kupton mirë edhe në mediat sociale, ku lexon fyerjet se refugjatët janë „dembelë që duan vetëm të mirat sociale“, „përdhunues“ etj, shpjegon eksperti Heckmann.

Aktualisht çdo i pesti ndër 80 milionë gjermanë ka sfond migrimi, pra gjyshërit ose prindërit kanë emigruar në Gjermani. Sipas një sondazhi të Institutit të Opinionit YouGov në fundin e vitit të kaluar, rreth 40% e gjermanëve me sfond migrimi janë të mendimit se Gjermania duhet të pranojë më pak refugjatë, ndërsa 24% e emigrantëve në Gjermani thonë se nuk duhet lejuar më asnjë refugjat në vend. Deutsche Welle

Next Post

Horoskopi 24 shkurt 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

Eklipsi diellor mbi Tiranën/ Hëna do të mbulojë Diellin për 13 minuta, ja ora kur duhet të shikoni qiellin

August 12, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Përleshja në qelitë e Fierit, pezullohen nga detyra 8 punonjësit e burgut

August 12, 2026
Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

Gjermania planifikon zgjerimin e kompetencave të shërbimeve të inteligjencës

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com