Futbollisti i Kombëtares Migjen Basha e ka shprehur edhe më herët se e ndjen së tepërmi ndeshjen me Serbinë.
Madje në një foto të publikuar së fundmi ai ka ndezur derbin e Ballkanit, duke lëshuar “provokacijan” e radhës për serbët.
Ai ka veshur një bluzë të kuqe, me të ashtuquajturin “Autochthonus” ku në të ka shkruar: “Kosovo is Albania”.
Basha kërkon të japë këtë mesazh për gjithë shqiptarët, që të qëndrojnë të bashkuar, sepse vetëm kështu mund t’i arrijnë synimet.