Mesfushori kosovar ka theksuar që nuk është kontaktuar fare nga FFK apo Albert Bunjaku.
“Kosova ka shumë lojtarë të mirë nëpër Evropë, besoj që do të përmirësohet edhe më shumë në të ardhmen, kjo është fillimi dhe besoj që nuk do të jetë lehtë për Kosovën, por këto ndeshje sigurisht që Kosova do të ketë shumë entuziazëm dhe në ato momente mundet me ndodhë çdo gjë”, deklaroi Basha.
“Kosova nuk më ka kërkuar, unë do të jem pjesë e Shqipërisë deri në momentin kur më largojnë ose kur e shoh që nuk i nevojitem më kombëtares”, shtoi ai./a.m.