• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Midis trillimit dhe realitetit

by Ben Andoni
13/06/2025 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

A shpërdorohen rregullisht zgjedhjet tek ne?! Pse përdoret rëndom çdo aset i partisë në fuqi për të fituar? Pse nuk i pranon asnjëherë zgjedhjet PD-ja? Pse nuk kihet tashmë besim as tek numëruesit partiakë? Pse shqiptari nuk bën dot zgjedhje të mira?

Një varg pyetjesh qëndrojnë sot mbi publikun. Por PD-ja i ka dalë para dhe vazhdon të akuzojë për çdo ditë. Me imazh, video dhe përmes kryetarit Berisha, ajo nuk lë moment pa treguar të gjithë procesin e manipuluar, sipas tyre. Nga ana tjetër, nga PS-ja jo vetëm që nuk ka përgjigje, por shkohet një hap më tej: Po përgatiten për të bërë trajnimin e ligjvënësve të tyre! Një shkollë për njerëzit që do bëjnë dhe do kalojnë ligjet e shtetit shqiptar! Po pse shteti shqiptar është kaq i brishtë?! Si mund t’u besosh rishtarëve të paprovuar dhe atyre që tek PD-ja ngacmojnë votat e njëri-tjetrit?! Plot 35 vite pas rënies së Socializmit, Shqipëria haset me problematika të mëdha në të gjitha anët. Dhe, një pyetje që vjen në formë instiktive: Pse është kaq i vështirë normaliteti në Demokraci?!

Mbase përgjigja vjen me ndihmën e përhertë nga letërsia. Svevo thoshte se: “Besoj se jeta është shumë më origjinale sesa ajo që jam unë në gjendje të trilloj”. Kurse Melville shkonte një hap më parë “Jeta është më e çuditshme sesa trillimi”. Në fakt, jeta në Shqipëri dhe jo vetëm po bëhet gjithnjë e më e pabesueshme në realitetin e hidhur, sesa ajo ç’mund të sajojë fantazia njerëzore.

Dhe, fantazia e politikanëve shpesh të bën të ndalesh dhe të kuptosh se çfarë po ndodh me vendin tonë me ligjet e reja që imponon maxhoranca, e cila si flamur mban tashmë integrimin dhe për fat era evropiane po ia hap Shqipërisë grupkapitujt një e nga një. E paimagjinueshme as ta çoje ndërmend këtë kohë më parë.  Ashtu si e lodhshme dhe po aq e paparë, ajo që sjell opozita për ditë. A është jeta që shikojnë politikanët më e sofistikuar se trilli. Me sa duket po, përderisa, njëra palë i afrohet pareshtur në të gjithë rrëfimin e saj integrimit (me handikapët e pafund të shoqërisë), kurse tjera batërdisë së vendit, që e shikon me zgjedhjet, korrupsionin dhe banditizmin…, të cilat ajo i rendit të detajuara dhe të shkoqura, sikur të jenë krijuar enkas. A po jetojmë në realitet apo në trillin politik?! Kur shikon, se situata nuk ndryshon prej më shumë se një dekade, duhet të jemi në një trill, që e shikojmë ne të gjymtuarit, ose çyrykët… si realitet. (Javanews)

Next Post
Netanjahu: OKB të largohet nga jugu i Libanit

Netanyahu: I takon Trump që të vendosë tani se si do të veprohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

Shifrat/ Mijëra të vrarë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës me Iranin

March 30, 2026
Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

Elezi tregon se çfarë po ndodh në selinë blu: Sali Berisha po mban peng PD, t’i vendosim kufij këtij njeriu!

March 30, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Ligji për Parqet Teknologjike qokë për një pakicë e zbuluar nga SPAK tek AKSHI

March 30, 2026
Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

Paralajmëron Trump: Nëse nuk hapet Hormuzi, do shkatërrojmë të gjitha centralet elektrike iraniane, puset e naftës dhe ishullin Kharg

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In