• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Microsoft hyn në luftë për privatësinë, padi kundër Departamentit të Drejtësisë

by Java News
14/04/2016 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas luftës, ende të pambyllur, midis Apple e FBI, hapet një tjetër, ajo midis Microsoft dhe Departamentit të Drejtësisë (DOJ). Zgjerohet fronti që vë përballë gjigantët e ekonomisë dixhitale dhe Administratën Obama, me një temë të vetme në qendër: Gjetjen e ekulibrit për të drejtën e privatësisë nga njëra anë dhe sigurinë kombëtare e luftën kundër terrorizmit e krimit nga ana tjetër.

Microsoft ka zbritur në fushë sot, duke paditur DOJ. Dosja voluminoze e paraqitur nga kompania e Bill Gates denoncon frekuncën në rritje me të cilën policia dhe autoritetet gjyqësore kërkojnë të fusin duart në të dhënat “tona”: email e të tjera. Për më tepër, kërkohet edhe që përdoruesi të mos njoftohet që të dhënat e tij personale i janë nënshtruar hetimit.

Fashikulli i prezantuar nga juristët e Microsoft është i pasur me shifra. Vetëm në një vit e gjysmë të fundit, kompania me qendër në Seattle ka marrë 5.624 kërkesa aksesi në të dhënat e klientëve të saj nga autoritetet federale (kryesisht FBI). Nga këto, pothuajse gjysma, 2.576, shoqërohej me kërkesën e mëtejshme që klienti të mos njoftohej për “kontrollin dixhital”.

Futja në luftë e Microsoft konfirmon se po bëhet kompakt fronti i kompanive hi-tech. Rasti i mëparshëm më i bujshëm ishte kërkesa e FBI për Apple për zhbllokimin e smartphone-t të përdorur nga terroristët në San Bernardino në dhjetor. Ajo betejë përfundoi kur DOJ gjeti tjetër mënyrë për të penetruar në smartphone, me ndihmën e një hackeri.

Në fillim, Bill Gates mbajti distancë nga pozicioni Apple, që kundërshtonte me vendosmëri kërkesat e FBI. Tani Microsoft vendos të shtrëngojë radhët me të mëdhenjtë e tjerë të industrisë teknologjike.

Next Post

Në garë për “Palmën e artë” të Kanës, 20 filma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In