Microsoft ka fituar titullin si kompania e tretë me vlerën më të madhe në botë e që ka vlerë 753 miliard dollarë neto. Kjo kompani ka lënë pas Google, e cila vlerësohet me 739 miliardë dollarë.
Gjatë viteve të fundit, Microsoft e Google kanë ndërruar pozicionet e tyre disa herë, por tani The Varge ka raportuar se Microsoft ka kaluar kompaninë prind të Google, Alphabet për afër 14 miliardë dollarë, transmeton koha.net.
Microsoft është bërë kompania e tretë më e vlefshme në botë, ndërsa Apple mbetet në vendin e parë, me vlerë 923 miliardë dollarë e Amazon e dyta me 782 miliardë dollarë.Alphabet, kompania që zotëron Google, tani është kompania e katërt më e vlefshme në botë, e ndjekur nga Facebook e Tencent.
Microsoft, Apple e Amazon janë duke garuar për t’u bërë kompania e parë në botë që vlen 1 trilion dollarë.Sipas analizave nga Wall Street, Microsoft shumë shpejt do të bëhet kompania e parë që do të kaloj 1 trilionshin, duke lënë pas Apple e Amazon, përgatiti Koha. (b.an)