• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

by A R
21/08/2026 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas aktivitetit kulturor të zhvilluar një ditë më pare (20 gusht) në Pustec, ku gjatë ceremonisë u ekzekutua vetëm Himni i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Himni Kombëtar Shqiptar nuk u luajt.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Rama e cilësoi ngjarjen si një “parodi domethënëse”. Sipas kryeministrit, kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kishte kërkuar paraprakisht që në aktivitet të luhej edhe Himni Kombëtar Shqiptar, por kërkesa e tij ishte injoruar. Më pas, Kolefski kishte kërkuar ndjesë, edhe pse, sipas Ramës, përgjegjësia nuk ishte e tij.

Rama e vlerësoi qëndrimin e kryebashkiakut si atë të një “shtetari dhe qytetari të denjë të Shqipërisë Europiane”, duke theksuar rëndësinë që qeveria i jep komunitetit maqedonas në Shqipëri.

Kryeministri tha se minoritetet në Shqipëri nuk trajtohen si statistikë, por si “pasuri kombëtare”, ndërsa qytetarët që u përkasin komuniteteve minoritare, sipas tij, kanë të njëjtat të drejta dhe liri si çdo qytetar tjetër.

Rama kritikoi gjithashtu atë që e cilësoi si ndërhyrje të herëpashershme të “nacional-folklorizmit ballkanik” në territorin shqiptar, duke argumentuar se këto episode nuk përbëjnë kërcënim për sovranitetin e vendit apo për ekuilibrat e jetës politike shqiptare.

Më tej, Rama u bëri thirrje shqiptarëve që të mos përgjigjen me të njëjtën monedhë ndaj incidenteve të tilla.

“Jo, Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, shkruan kryeministri.

Më herët reagoi dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e cila ndërsa shprehu keqardhjen mbi ndodhinë, deklaroi se respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike.

Postimi i plotë:

Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën.

Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne. Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund.

Gjithësesi, u shpreh sot një keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorëve të këtij cirku të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa  mëmëdhetarëve mes nesh që në kësi rastesh hidhen përpjetë përpara pasqyrave të tyre digjitale, duke kërkuar përgjigje me të njëjtën monedhë, u them: Jo, Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit.

Next Post
Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

Mali i Zi ekstradon në SHBA hakerin iranian të akuzuar për sulme kibernetike në favor të Teheranit

October 6, 2026
“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

“Tango” e fundit e Lionel Messit! Nga ‘plesht’ në gjigant, Argjentina përgatitet për të përshëndetur legjendën e saj

October 6, 2026
Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

Incidenti në laboratorin rus të Siberisë: A mund të kemi përsëri një epidemi globale?

October 6, 2026
“Reformat, jo me qëllime politike”- Deputeti i PS që kritikoi ministrat në Kuvend: Nuk ishte askush në sallë, më erdhi natyrshëm të bëja…

“Reformat, jo me qëllime politike”- Deputeti i PS që kritikoi ministrat në Kuvend: Nuk ishte askush në sallë, më erdhi natyrshëm të bëja…

October 6, 2026
Ministri Demo në Policinë e Shkodrës bashkë me Hitën, mesazhi për vartësit: Besimi nuk jepet, besimi fitohet! Objektiva për Policinë

Ministri Demo në Policinë e Shkodrës bashkë me Hitën, mesazhi për vartësit: Besimi nuk jepet, besimi fitohet! Objektiva për Policinë

October 6, 2026
AKUK paralajmëron lavazhot: Deri në 31 tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit, ndryshe…

AKUK paralajmëron lavazhot: Deri në 31 tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit, ndryshe…

October 6, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Denoncimi për dosjen KAYO, Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe në NATO!

October 6, 2026
Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

October 6, 2026
U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…

U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…

October 6, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

“Përparimi dy vitet e fundit, më shumë se në dy dekada”- BE përgatitet për zgjerimin, Marta Kos: Është koha për një Union më të madh!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com