• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Michel: Në Spanjë mund të ketë takime joformale për situatën në Kosovë! Beogradi dhe Prishtina duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet

by A M
04/10/2023 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar sot se në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada, mund të ketë takime joformale të liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për situatën në Kosovë.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve RTS, Michel theksoi se po bëhen përpjekje diplomatike për të bindur liderët në rajon se “dialogu dhe stabiliteti janë ato për të cilat ata duhet të punojnë”.

Ai tha se shpresonte se takimet në margjinat e samitit të Granadës do të ndihmonin në zgjidhjen e çështjes.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për të përcjellë një mesazh të qartë se nuk ka kohë për kriza dhe turbulenca të reja. Tani është koha për të shfrytëzuar shansin për përparim drejt BE-së”, tha Michel.

Michel vlerësoi se “ekziston një mundësi e hapur për një përparim më të shpejtë të rajonit drejt BE-së” dhe vuri në dukje se Beogradi dhe Prishtina duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre të ndërsjella për të përfituar nga kjo gjë.

“Për përparimin e Ballkanit Perëndimor, sundimi i ligjit dhe reformat ekonomike janë të nevojshme, por e rëndësishme është që të zgjidhen mosmarrëveshjet dypalëshe, jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj që liderët e rajonit të kuptojnë se ekziston një mundësi që duhet përdorur”, tha Michel.

Të enjten në Granada, Spanjë do të mbahet samiti i tretë i komunitetit politik evropian, ku liderët e 44 vendeve, nga Islanda deri në Azerbajxhan, do të diskutojnë sigurinë, energjinë dhe çështje të tjera me interes për të gjithë kontinentin. I pranishëm do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Next Post
Gazetarët: Si u bind Tafani të tregonte vrasjet dhe përse Laert Haxhiu nuk i ekzekutoi prokuroret

Gazetarët: Si u bind Tafani të tregonte vrasjet dhe përse Laert Haxhiu nuk i ekzekutoi prokuroret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

August 28, 2026
Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

August 28, 2026
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

August 28, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

“Daily Mail”: Tirana, destinacioni më ekonomik në Evropë

August 28, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

August 28, 2026
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

“Të paktën 2,3 mln lekë në muaj”! Pas gjyqtarëve, edhe KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com