• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Michel: Ballkani Perëndimor, prioritet strategjik për BE-në

by A R
14/06/2022 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ballkani Perëndimor më shumë se kurrë tani është prioritet strategjik për Bashkimin Evropian, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi më 14 qershor.

“Është koha të përshpejtohet procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, për të përmbushur standardet e kërkuara në kapituj. Ne qëndrojmë me shtetin tuaj dhe rajonin”, tha Michel gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Zyrtari i lartë evropian shtoi se gjatë takimit me Gjukanoviqin kanë biseduar për propozimin e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”.

“Ne e kemi sqaruar se qëllimi nuk është që të zëvendësohet procesi i integrimit evropian të shtetit, por integrim i drejtpërdrejt politik si një mundësi për t’u takuar në nivel të liderëve në mënyrë që të promovohet mirëkuptimi i përbashkët politik dhe përparim i përbashkët në integrimin drejt BE-së”, tha Michel.

Në fillim të majit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ishte për krijimin e një “komuniteti evropian politik” që do t’i lejonte shtetet që nuk janë në BE, përfshirë Ukrainën dhe Mbretërinë e Bashkuar, t’i bashkohen këtij unioni që do të kishte në thelb vlerat evropiane.

Michel po ashtu theksoi se BE-ja ka vepruar e bashkuar qëkur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, në mënyrë që ta sanksionojë ekonomikisht Rusinë dhe pranoi se Mali i Zi po respekton plotësisht politikën evropiane.

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, tha se vizita e Michelit është tregues i përkushtimit të BE-së për evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i barabartë me integrimin”, tha Gjukanoviq, duke shtuar se pushtimi rus i Ukrainës po ashtu paraqet sulm ndaj sistemit të vlerave evropiane.

Si iu përgjigj Ballkani Perëndimor pushtimit rus në Ukrainë?

I pyetur nga gazetarët për nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, Michel tha se BE-ja gjithmonë do të mbështesë të gjitha nismat rajonale që nxisin zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin, por po ashtu respekton vendimet e ndërmarra nga shtetet individuale.

“Ballkani i Hapur” është nismë e iniciuar më 2019 nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Deri më tani, shtetet e tjera të Ballkanit, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina ende nuk i është bashkuar të njëjtës.

Duke folur për “Ballkanin e Hapur”, Gjukanoviq tha se Mali i Zi ndërmerr vendime brenda institucioneve dhe bazuar në interesat e saj dhe theksoi se nismat që veçse ekzistonin para “Ballkanit të Hapur” duhet të shfrytëzohen për bashkëpunim.

Ai kujtoi se ideja për një treg ekonomik rajonal është iniciuar në Procesi i Berlinit gjatë një samiti të mbajtur në Sofje.

“Derisa të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet e asaj nisme, më duket e pakuptimtë të flasim për nisma të reja që do të ishin një zëvendësim i keq i asaj që po ndodh tashmë nën ndërmjetësimin e BE-së”, tha Gjukanoviq.

Ai u pyet nga gazetarët që të komentonte edhe për qëndrimin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili deklaroi pasi së fundmi u detyrua të anulonte një vizitë në Ukrainë se një prej arsyeve ishte përpjekje për të parandaluar Rusinë që të mbështeste “Ballkanin e Hapur”.

 

Gjukanoviq tha se Rusia haptazi vepron në mënyrë shkatërruese ndaj Evropës dhe fuqizon të gjitha forcat euroskeptike.

“Nisma ‘Ballkani i Hapur’ ka dalë nga euroskeptikët, të cilët në një pikë dyshuan në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka vend për këtë skepticizëm dhe unë u binda nga biseda që zhvillova me zotin Michel”, tha Gjukanoviq.

Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, po ashtu u takua me kryeministrin, Dritan Abazoviq, dhe më pas zhvilloi një drekë pune me anëtarët e Qeverisë së Malit të Zi.

Më herët gjatë ditës, Michel është mirëpritur në aeroportin e Podgoricës nga ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq.

“Arritja e zyrtarit të lartë evropian në Mal të Zi është tregues se dyert e BE-së janë më të hapura se kurrë”, shkroi në Twitter Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Michel do të qëndrojë edhe në Kosovë më 14 dhe 15 qershor.

/a.r

Next Post
Një tjetër virus, alienë në Tokë dhe tërmete: Parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2022

E dërguan UFO-t asteroidin “Oumuamua” në Tokë? Çfarë kishte parashikuar Baba Vanga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In