• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Michael Flynn, gjenerali me 18 medalje që po tmerron familjen Trump

by S M
02/12/2017 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Michael Flynn rrezikon të shkojë në burg. Ish-këshilltari i sigurisë së presidentit Donald Trump ka pranuar se ka gënjyer FBI për kontaktet me Rusinë dhe ka pranuar gjithashtu të dëshmojë kundër kolegëve të tij në Shtëpinë e Bardhë e ndoshta edhe kundër presidentit Trump.

Ish-gjenerali me 18 medalje ushtarake ka futur në hall të gjithë familjen Trump. Në fakt dëshmia e tij mund të godasë më së pari dhëndërrin e presidentit Jared Kushner, i cili mendohet të ketë qenë personi që e ka urdhëruar të nisë takimet me ambasadorin rus në Uashington, në kohën kur bëhej tranzicioni i ekipeve mes Obamës dhe trumpit, para hyrjes në Shtëpinë e Bardhë. Duket i parrezikuar ndërkaq zv.presidenti Mike Pence, ndërkohë që zyrtarët e tjerë të lartë amerikanë janë të gjithë të shenjuar “me vizë të kuqe”. Përfshirë Donaldin e Madh, shkruan La Repubblica.

Vetë Flynn rrezikon pesë vite burg. Kjo ka qenë oferta e FBI për të bashkëpunuar pa kushte dhe për të treguar gjithçka di. Dëshmia e tij, thonë mediat amerikane, mund të trondisë të gjithë ambjentin politik në Uashington. Përfshirë ministrin e drejtësisë Session, i cili e ka takuar edhe ai ambasadorin rus të paktën dy herë. Tashmë Shtëpia e Bardhë po shpejton të marrë distancë nga ish-gjenerali, por mbetet fakti që vetë Trump u përpoq me të gjitha mënyrat që ta pengonte në fillim, hetimin ndaj Flynn, duke ndërhyrë pranë ish-kreut të FBI James Comey. Të cilin më pas e pushoi nga detyra.

Michael Flynn ka lindur në vitin 1958 në Rhode Island, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ka kaluar 33 vjet në ushtrinë amerikane, i fokusuar në shërbimet inteligjente ushtarake. Filloi karrierën zyrtare me presidentin Obama, i cili e largoi në vitin 2014. Pas ikjes nga administrata Flynn hap një firmë konsulence, e cila citohet këto orë mjaft herë në raportet e hetimit të FBI. Vendos lidhje të forta me Rusinë dhe shfaqet disa herë në programet televizive ruse, deri tek fotoja e famshme me presidentin Putin, në një mbrëmje gala në Moskë. Ka pasur gjithashtu raporte të ngushta me afaristë turq dhe qeverinë e Erdogan. Në vitin 2016, duke lexuar me zgjuarsi humorin gri të amerikanëve ndaj muslimanëve, Flynn u hodh në sulm me teza të forta anti-islamike. Shkruan një libër me titull “Fusha e betejës”, i fikusuar në luftën ndaj radikalizmit islamik dhe fillon t’i bjerë kësisoj në sy Donald Trumpit. Ky i fundit e ftoi Flynn në Konventën Republikane, ku ish-gjenëerali elektrizoi sallën me thirrjet “Futeni në burg” (adresuar Hillari Klinton). Profil më të mirë për Donald Trumpin zor se gjeje.

Përgatiti për Javanews: Andi Malasi

Next Post
Me varkë dhe jelekë shpëtimi, ja ç’po ndodh në fshatin e Fushë-Krujës (GALERI)

Apeli i Emergjencave: Zonat më të rrezikshme, rrugët që duhet të shmangni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

August 31, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Sikur të isha socialist

August 31, 2026
INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

INSTAT jep alarmin për aksidentet rrugore, 844 raste në 7 muaj

August 31, 2026
Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

Berisha niset drejt Teksasit për konferencën e republikanëve, kreu i PD-së: Pres dokumentet për pasaportën

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com