Takimi i kreut të shtetit me Alex Soros, djali i miliarderit amerikan, të cilin Meta e akuzoi për “deep state” është kritikuar ashpër nga analisti Edvin Kulluri, i cili me ironi i ka kujtuar Presidentit të Republikës fjalët e tij, kur ai e cilësoi veten nga vendi i “Mic Sokolit”.
Duke ironizuar fjalët e Metës, Kulluri ngre një pyetje me sarkazëm ndaj kreut të shtetit.
“Mic Sokoli, apo Micky Mouse? Kjo është çështja”, shkruan Kulluri, ish anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, duke e shoqëruar me foton e shpërndarë nga vetë Presidenca gjatë takimit të Metës me Alex Soros.
g.kosovari