• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“M’i hiq qafe, po përgjohet telefoni”, bisedat e bandës së drogës para ndërhyrjes së policisë

by A R
29/11/2016 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkatërrimi i grupit të drogës në zonën e Kurbinit pak ditë më parë, ka zbuluar bashkëpunimin mes trafikantëve dhe segmenteve të policisë të cilët lejojnë kultivimin e hashashit.

hashash

Jo vetëm kaq, por kultivuesit u vunë në dijeni edhe se ishin nën përgjim. “Gazeta Shqiptare” po vijon sot zbardhjen e përgjimeve të bisedave telefonike mes trafikantëve të cilat gjenden ne dosjen e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këto përgjime sollën arrestimin e 7 personave, njëri prej të cilëve është punonjës policie.

Këto biseda janë zhvilluar në tetor të këtij viti, pak ditë parë arrestimit të grupit. Më poshtë biseda telefonike, e sjellë nga “GSH” në mënyrë autentike sipas dosjes së prokurorisë duke ruajtur origjinalitetin e dialektit.

PERGJIMET E ZBARDHURA
Lidhur me shtetasin Aldo Xh., ndryshe Coli dhe përdorues numri 069 XX XX 613 rezulton se ka parcelat e veta dhe pas komunikimit me Lefterin, ky i fundit bëhet garant tek policia, pasi ka marrë shumën prej 1 milion lekëve. Nga të dhënat e bisedës më poshtë jepet e dhëna se Colit iu asgjësua parcela dhe u arrestua.

Në datë 3.10.2016 ora 18:58 është kjo bisedë me Lefter N.:
613: Fole i herë me to muq me mlanë afat deri nesër në darkë i here t’baji t’pamunmen, a mun thushe gja.
577: T’lidhem i her se di, qa t’thotë Lufi.
613: Përzotin… ke shpia qi tash.
577: Për Kishë t’Shnanojit nuk kam, nuk kam kuj mi than, me dek nuk kam kuj mi thanë.
613: Jo, jo.
577: …
613: Jo, jo, jo për lekë jo, po mi thanë atine të më presin deri nesër mrama.
577: E mora vesh pra, e mora thashë, po nuk kam kuj mi thanë unë. Thashë se për at Zot me qanë e di vetë ti se me qa… ajt t’i tham atij Skutrit mu qa m’u lidh me ta.
613: Po pra deri nesër mrama baji t’pamunmen, at’herë vije takoji vetë.
Në datën 10.10.2016, ora 18:52.
854: Hëëë!
613: Ku je?
854 Në Laç!
613: A të boni punë a jo?
854: I mbarova letrat, veç me i dorëzu.
613: Eh të qoftë hallall o dajë.
854: …ene Preka… po rri pak me një shok këtu, te prokuroria…
613: Çfarë?
854: Po rri me një shok këtu te prokuroria, me kët Benin, me kët djalin e mikut tonë, atij…
613: Ahha, ha,…
854: …që rri unë në Tiranë…
613: …nuk a Preka?
854: Preka do vijë me makinë, po haj se jam me ta, mbylla tashti.
613: Mirë shëndet.
Më datë 04.10.2016 ora 19:42-20:10 Coli komunikon me personin me numër 069 XX XX 421. Nga biseda duket se një pjesë të bimëve e kanë korrur dhe e kanë vënë për t’u tharë. Në vazhdim, natën, persona të tjerë tentojnë t’u vjedhin bimë, por pasi kanë qëlluar me armë, ata persona janë larguar. Pas kësaj ngjarjeje, ata fillojnë të korrin bimët po atë natë, pasi kanë frikë se zhurma që u bë do të sjellë policinë.

Në vazhdim Coli është lajmëruar se do shkojnë për ta shoqëruar dhe se e ka numrin në përgjim.

Momentalisht nuk del se nga kush është lajmëruar, por komunikimet më të shumta për këtë çështje i ka me Lefterin, që i kishte hyrë garant tek policia.

Më datë 06.10.2016, ora 14:43, Coli komunikon me personin me numër 068 XX XX 854:
613: Thuj Bedries t’shkojë ke Miranda, theki ato pak gjona, t’hudhi at teken.
854: Kë?
613: Thuj Bedries t’shkojë deri ke Miranda… a t’u u përgju telefoni po ik vrap.
Më datë 06.10.2016 ora 14:43 Coli komunikon me SMS me Lefterin me numër 068 XX XX 577.
613: Qa ka daj.
557: Më tha me u largu prej shpie se do vijn kontroll.
613: Si janë ka shpija?
557: Kujdes se të kanë përgju edhe ty.
613: Jo, duro s’ka kush t’i thot kto gjana, fshij të marr un.
557: Mir janë, mir.
613: Qa kan me mu kush të tha.
557: Për Zotin sa kam ardh ke shpia, më than me hik larg… se më kan përgju numrin me kë kam fol.
613: Mos u merr me qat punë se do vi unë lasi. Çao, flm.
557: Po pate mundsi hajde sonte.
613: Po të marr vet, çao tani.
Më datën 07.10.2016, ora 08:27, Coli komunikon me personin me numër 068 XX XX 169 të cilit i flet për Lefterin.
613: …Ke shpia ime jan… kan ardh për punën e at’natshme…
B.: Qaty jan tu nejt?
613: Se fola me atë atje unë poshtë, ne i thash merre dreqin i her thash…
B.: Ha!
613: …e kam mor dy-tri herë, ne tashi para 5 minutash e mora… mere mi hiq qafe thash, se ai i krimeve ka ardh vetë.
B.: Ou?
613: Po, mu ke shpia ime asht ai… hajt pra hajt.
Ora 11:39 Coli komunikon me personin me numër ….577.
577: Thuj dajës jam shënosh e mirë, nesër në orën 8 do pimë kafe në Laç se kanë dyshu se jam sëmurë.
613: Po zemra fol un me ta sot.
Ora 15:35 Coli komunikon me personin me numër …084.
613: Alo… o zemra ku je? A je larg shum?
B.: Jo.
613: Ato m’kërkojn mu me çdo kusht sonte atje, a t’vi, a m’pret n’Laç ti? Se m’kërkojn me çdo kusht, thojn ka thon Klodi me çdo kusht me ardh sonte atje.
B.: Po shko o vlla ti, pale ca problem kan thon ato?
613: Veç dyshojn se osh plagos djali, me na thon se kush e ka plagos.
B.: Po shko e thuj kam qen me nji goc për qef t’u pushu dikun.
613: A sun me marrësh pak me pyt mir?
B.: Po ha se shkoj unë e burr, mos rri t’u diskutu.
613: Po shkoj ke shpia t’lahem e ndrrohem e manes…
B.: Mir rrushi, hajt.
Pas kontrollit të banesës së Colit, policia ka skenuar se e kërkojnë Colin për të vërtetuar nëse është plagos apo jo. Pas disa bisedash me të atin, Coli vendos të shkojë në polici për t’i treguar se nuk është plagosur. Aty arrestohet.
Personi nën hetim, Elton H. me numër …122, nga bisedat jepen të dhëna se Eltoni është personi, i cili mbikëqyr punimet në parcelat e Lefter N., përgatit vendin për të tharë bimën narkotike, orienton Lefterin për punimet që duhet të kryejë dhe koordinon punët me Bledar T. dhe i raporton tek Lavdim (Ladi) N. në Itali./Panorama/a.m.

Next Post
Renzi, italianëve: Mos e përdorni referendumin për të rrëzuar qeverinë

Italia do të votojë për referendumin kushtetues, rreziqet që mbart

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com