• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

MF: Në 5 muaj 765 mijë $ gjobë për 153 subjekte lojërash fati

by
18/05/2015 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm në pesë muaj, konkretisht nga janari i këtij viti deri në maj, rreth 153 subjekte të Lojërave të Fatit kanë kryer shkelje për të cilat janë gjobitur nga njësia mbikëqyrëse në vlerën e 765 mijë dollarëve.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Financave e cila thekson se ky rezultat është arritur përballë shkeljejeve në lidhje me mospagimin e taksave e tatimeve, fshehje e të ardhurave si dhe zhvillimin e aktivitetit të palejuar të disa prej lojërave të fatit.

Ministria e Financave në bilancin e saj nga tetori i vitit 2013 deri në maj të 2015-ës thuhet se janë regjistruar në total 1230 procedime penale nga të gjitha institucionet që bashkëpunmojnë me NJMLF.

“NJMLF ka bashkëpunuar me Drejtoritë e Policisë së rretheve të ndryshme të Shqipërisë në mbi 365 procedime penale të hapura prej tyre, me    prokuroritë e rretheve të ndryshme të Shqipërisë në 818 raste procedimesh penale, me organet tatimore në 47 raste procedimesh administrative të iniciuar prej tyre, etj. Gjithashtu, në luftën kundër evazionit fiskal dhe ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe sipas kërkesave të paraqitura nga prokuroritë e të gjitha rretheve të Shqipërisë dhe Drejtorive të Policisë janë kryer nga Drejtoria e Certifikimit në total 637 ekspertime teknike për makinat e lojërat e fatit, të konfiskuara nga këto organe, nëpërmjet të cilave evidentohet me fakte përdorimi i makinave elektronike të lojërave të fatit nga personat /subjektet në procedim penal për veprën penale të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ndërkohë që është depozituar informacion nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka dërguar informacion për konsumim të veprave penale lidhur me lojërat e fatit për 19 persona.

Në vijim të kontrolleve specifike dhe zbatimit të masave të aplikuara janë zhbllokuar në favor të shtetit fondet e ngurtësuara të garancisë ndaj 15 subjekteve në vlerën 650 000 USD, të cilët kanë rezultuar debitorë ndaj NjMLF dhe DPT.

Sipas të dhënave tashmë publike, për periudhën deri në janar- fund të muajit prill 2015,  janë kontrolluar 6 500 pika sekondare lojëra fati; janë konstatuar 1 709 shkelje ligjore në fushën e lojërave të fatit; janë marrë 144 masa administrative me gjobë ndaj subjekteve të lojërave të fatit në vlerën e 720 000 USD. Ndërsa duke iu referuar vetëm 6 javëve të fundit, (për periudhën Prill-Maj 2015)  janë identifikuar 362 adresa sekondare lojëra fati të kontrolluara në 17 qytete; 87 adresa sekondare, ku janë konstatuar shkelje; janë marrë 78 masa administrative me konfiskim, 9 masa administrative me gjobe në vlerën 45 000 USD, janë konfiskuar 157 pajisje lojërash fati, nga të cilat 75 automatë elektronikë, janë firmosur 5 urdhra për vendosje barre siguruese për 7 automjete në pronësi të 5 subjekteve debitore ndaj NJMLF.

Next Post

Autobusi i turneve të Presley-t shitet për 263 mijë $

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

Kërcënon Irani: Nëse SHBA-të sjellin ushtarë në vendin tonë, do i marrim peng

March 5, 2026
Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

Oferta “tunduese” e ministres britanike për t’i larguar emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar

March 5, 2026
Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari

March 5, 2026
GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In