Para pak ditësh për herë të parë, një parti politike e Kosovës ishte në Tiranë për të festuar rezultatin zgjedhor me përkrahësit e saj.
Kjo ndodhi me Vetëvendosjen, e cila fitoi së fundmi zgjedhjet në Kosovë, e ku në Tiranë ishte edhe kreu i kësaj force, Albin Kurti.
Kurti përballë gazetarëve tha se do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama për çështje ditësh.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama e konfirmoi gjatë mbrëmjes së djeshme se do të ketë një takim mes tyre.
“Nesër (sot) unë kam takimin me të. Zien kazani dhe del që Albin Kurti erdhi këtu të festonte fitoren dhe nuk më takoi mua. Mezi pres që ai të marrë detyrën dhe të fillojmë punën”, tha Rama.
/a.r