Kryeministri Edi Rama do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kreu i qeverisë është thirrur si dëshmitar për aferën e Inceneratorëvë, ndërsa ditën e djeshme duke folur nga qyteti I Durrësit u shpreh se mezi po pret që të jetë në sallën e Komisionit Hetimor.
“Po s’po flas më gjatë për këtë, se mezi po pres të shkoj nesër (sot), kështu që po s’patët ndonjë punë më të mirë për të bërë, mos e humbni nesër”, u shpreh Rama.
Komisioni hetimor parlamentar për incineratorët dëgjoi ditën e djeshme dëshmitë e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erjon Veliaj por dhe të sekretarit të përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjëll Agaçi, Damian Gjiknurit dhe Alqi Bllakos.
Komisioni po heton për dyshimet për korrupsion me miliona euro dhe shkelje ligjore me lejet dhe financimet e ndërtimit të tre incineratorët e mbetjeve në Elbasan Fier dhe Tiranë, procedura që kanë nisur 6 vjet më parë.
Teksa edhe vetë kryeministri Edi Rama është po ashtu në listën e zyrtarëve të ftuar për të dëshmuar para komisionit, ka deklaruar se partia që ai kryeson nuk është zyrë avokatie e askujt që dyshohet se ka shkelur ligjet, se kushdo zyrtar i akuzuar, që mund të ketë abuzuar me fondet publike duhet të përgjigjet personalisht para hetuesve dhe ka marrëdhënie personale me SPAK.
Ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, u arrestua për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe rryshfete 3.7 milionë euro gjatë procedurave për incineratorin e Elbasanit.
g.kosovari











