• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mevlan Shanaj: Si tentoi Berisha të mos i jepte fjalën Ramës në mitingun e intelektualëve

by Java News
26/12/2018 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, regjisori Mevlan Shanaj ka kujtuar ngjarjet e vitit 1990 që ndryshuan sistemin në Shqipëri.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për angazhimin e Edi Ramës në ato ditë dhe refuzimin e Sali Berishës për t’i dhënë fjalën në një miting.

“Në mitingje të tjera si ai i intelektualeve para stadiumit “Qemal Stafa”, u paraqit Edi Rama me Ardian Klosin, të cilët kërkonin të flisnin në kohën që po fillonte mitingu.

 Berisha, i cili na tha se emrat e atyre që do flasin janë paraqitur në polici ku është dhënë leja, ndërsa emrat e këtyre që po kërkojnë të flasin nuk janë paraqitur.

Me gjysmë miratimi apo me një kthim shpine të Berishës duke qenë në mikrofon i kam dhënë fjalën pasuesit Edi Rama, i cili foli më ashpërsisht nga të gjithëve ne. 

Po ashtu, në mitingje apo takime të tjera të hapura apo të mbyllura si në Korçë, Maliq, apo të rastësishme në Delvinë e Sarandë, minierën e Valiasit, ku kam marrë pjesë, kam theksuar se tashmë jemi për ardhjen e një mendësie tjetër, atë të shprehjes së lirisë së mendimit. Edi Rama në mitingun e intelektualëve që u zhvillua në janar të vitit ’91 tha: “Na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë, Enver Hitler”, kujton Shanaj.

Në intervistën për gazetaren Valentina Madani, Mevlan Shanaj thotë se PD-ja e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me Partinë Demokratike që u themelua në dhjetor të vitit 1990.

 “Partia Demokratike jo vetëm që është larguar nga idealet e dhjetorit, por nuk ka asnjë lidhje me ato ideale të pastra. Pastrimet me njerëzit e ndershëm dhe vendosja e të ardhurve në skema të gatshme fitimi dhe mohimi kanë sjellë rezultate dramatike për PD-në”, shprehet Shanaj.

a.cupaj

Next Post
Rama, Metës: Krisjen të mos e çojmë në thyerje, një President qesharak s’e përballoj dot

Meta më opozitar se Nishani, në një vit ka kthyer 6 ligje dhe ka bllokuar 3 nisma të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In