• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mevlan Shanaj shpërthen kundër Festivalit të Filmit: Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur!

by A. Q
10/09/2026 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rikthimi i festivalit të filmit pas 14 vitesh ka vendosur në qendër të vëmendjes një debat që ka përfshirë komunitetin e kinematografisë shqiptare.

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, regjisori i njohur Mevlan Shanaj e kritikon organizimin të cilin e cilëson “palo festival” dhe pretendon se mund të shërbejë si një “paradhomë” për ndryshimin e ligjit aktual te kinematografisë.

Top Channel iu drejtua regjisorit Shanaj për të sjell këndvështrimin e tij më të zgjeruar mbi  festivalin dhe të ardhmen e prodhimit shqiptar kinematografik.

“Festivali është një event që po e krijojnë ca njerëz të paditur, duke shkelur parimet të shenjta, për shembull, në festival japin 16 çmime të karrierës, absurde, jepet një çmim, kaq është në dy, nuk zhvlerësohen se janë të gjithë figura të nderuara. Pra, kjo tregon që janë njerëz të paditur”, u shpreh ai.

Shanaj thekson  se struktura e re e heq konceptin e filmit dhe e quan “Agjenci e Shërbimit Audiovizual”. Sipas tij, kjo rrezikon ta largojë fokusin nga prodhimi i filmit shqiptar dhe ta kthejë vendin kryesisht në një pikë shërbimi për produksionet e huaja.

“Po mundohen të kalojnë një ligj për Kinemanë në parlament. Ligji është i tmerrshëm, kundër prodhimit të filmit shqiptar. E heqin konceptin e filmit dhe thonë Agjenci Shërbimi. Është, është e dhimbshme kjo. Me qëllim ta groposësh, këtu ka një mendim shumë të qartë. Zhdukjen e prodhimit të filmit shqiptar, zhdukjen edhe eliminimin e producentëve shqiptarë, sidomos të regjisorëve. Në rast se ti e vendos në këtë pozicion, ai fillon tretet”, thekson regjisori.

Pikëpyetjet e Shanajt ngrihen edhe për rolin e profesionistëve shqiptarë në këto produksione, duke argumentuar se ata rrezikojnë të mbeten vetëm në nivelet e shërbimit teknik.

“A e keni parasysh se çfarë mund të ndodhë kur vjen një produksion i huaj në Shqipëri? Se ka hierarki. Ai grupi i huaj që do vijë, do marri shqiptarin dhe ta vendosë në një pozicion ku do ta çojë? Punëtor, atje të fundit. Cili është qëndrimi i shtetit shqiptar për kulturën shqiptare, për filmin shqiptar? Kjo është pyetja kryesore. A kemi ne qëndrim serioz për ta mbrojtur filmin shqiptar, për ta ruajtur dhe jo për ta nëpërkëmbur. Filmi është krenari kombëtare. Përse e shkelni? Unë këtu nuk shikoj një pozicion të shtetit. Dhe këta që mendohet se e kanë përgatitur këtë ligj, nuk i dimë se janë anonim”, thotë Shanaj.

E duke u rikthyer tek prodhimet aktuale shqiptare në kinematografi, sipas Mevlan Shanjat, arti ne kinema meritën e ka tek rezistenca dhe sot të rinjtë nuk e kanë terrenin e duhur për të bërë filma me vlera artistike.

Next Post
Pse Albini e do Albulenën, e opozita jo

Kriza politike në Kosovë, a mundet Haxhiu ta ushtrojë detyrën e Presidentes edhe për gjashtë muaj të tjerë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In