• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metodat më të sigurta të uljes së kolesterolit

by Aalison Pearse Stevens
30/05/2016 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Keni frikë nga kolesteroli? Kjo është pothuajse si të frikësoheni nga uji. Kolesteroli është i pranishëm në çdo qelizë të gjallë.

Merr pjesë në proceset metabolike të shkëmbimit të lëndëve, është pjesë përbërëse e membranës qelizore, shërben për prodhimin e shumë hormoneve, vitaminave të tretshme në yndyra dhe acideve biliare. Megjithatë, kur e kemi më shumë se duhet, gjendja bëhet e rrezikshme.

Ilaçet për reduktimin e kolesterolit duhet t’i merrni nëse ua rekomandon mjeku. Por, nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve relativisht të shëndetshëm, respektivisht keni rrezik të ulët nga sëmundjet kardiovaskulare mendoni edhe për këtë: aq shumë njerëz i zgjedhin problemet me tableta saqë përdorimi i tepruar i tabletave është bërë problem më vete.

Përveç që në këtë mënyrë nuk e zgjidhni shkakun e problemit, dhe kjo është të ushqyerit e keq dhe stili i jetës duke qëndruar ulur, akoma ju kërcënon tensioni i lartë dhe diabeti. Nuk duhet as të neglizhoni që vetë tabletat, fjala është kryesisht për statinet, mund të veprojnë keq në mëlçi.

Por, hulumtimet për statinet kanë treguar probabilitet më të madh të lezionit të mëlçisë, dështimit akut veshkor, goditjes hemorragjike dhe dëmtimit kognitiv. Atorvastatin i Pfizerit vitin e kaluar ka qenë preparati më fitimprurës me 13,3 miliardë dollarë të fituara nëpër tërë botën, shkruan Koha.

Provoni metodat më të suksesshme natyrore të luftës kundër “kolesterolit të keq”:

Ushqimi “i ashpër” i fshatit

Mjeti më i mirë për uljen e kolesterolit janë fibrat. Ato parandalojnë absorbimin e kolesterolit në zorrë. Një studim ka treguar që njerëzit që hanë shumë fibra kanë 30 për qind rrezik më të vogël nga sëmundjet e zemrës se sa ata që i injorojnë. Ka edhe një bonus, ushqimi i pasur me fibra i kontribuon humbjes së kilogramëve, sepse pas saj ndjejmë më gjatë ngopjen. Tërshëra, mollët, elbi dhe kumbullat e thara në diell kanë status të veçantë yjesh në mes tyre. Të paktën përpiquni të konsumoni 7 gramë fibra për qetesim.

Ndiqeni këtë plan stërvitjeje

Derisa çdo ushtrim trupor është i mirë për shëndet, disa ushtrime janë veçanërisht të dobishme për rritjen e kolesterolit të mirë HDL. Sa më i gjatë është treningu juaj aerob (këtu vendimtare është kohëzgjatja dhe gjatësia e hapësirës së kaluar), rezultatet janë më të mira. Intensiteti nuk është aq i rëndësishëm.

Kombinimi i treningut aerob dhe treningut të forcës mund të heqë kilogramët e tepërt, ndërsa kjo mundet të lëvizë në drejtimin e duhur edhe vlerat e kolesterolit. Provoni me programin njëjavor i cili përfshin dy ose tri ditë ecje të shpejtë, vrapim, ose vozitje me biçikletë me tri ditë trening të forcës. Nëse deri tani nuk keni ushtruar, ritmin forcojeni gradualisht.

Bëhuni më të lehtë

Nëse humbni kilogramët e tepërt, madje edhe sado pak kilogramë të tepërt, vlerat e kolesterolit do të rregullohen menjëherë. Dhe nëse u përmbaheni dy këshillave të para, e treta do të vijë spontanisht.

Qetësohuni

Stresi rrit nivelet e kolesterolit – prandaj është e domosdoshme të vini rend dhe qetësi në ritmin tuaj kaotik të jetës. Nëse rrethanat nuk ndërrohen, mësoni që të përballeni më mirë me to.

Ndalni pirjen e duhani dhe teprimin me alkool

Pirja e duhanit dhe sasitë e tepruara të alkoolit rrisin sasinë e radikaleve të lira. Çfarë lidhjeje ka kjo me kolesterolin? Radikalet e lira janë molekula të larta oksidative qe mund të oksidojnë LDL-në (kolesterolin e keq), që është një nga hapat e parë drejt formimit të pllakave aterosklerotike në muret e artereve. Vitaminat C, E dhe A janë antioksidantë të rëndësishëm të cilët reduktojnë formimin dhe veprimin e radikaleve të lira dhe kështu zvogëlojnë oksidimin e LDL-së.

Ideja e Alfred Vogel – shikimi i një fizioterapeuti

Është interesante që fizioterapeuti dhe nutriconisti i njohur zviceran, Alfred Vogel, në librin e vet “Mjeku natyror” ka shkruar: “Gjatësia e jetës sonë shpesh varet nga gjendja e mureve të artereve tona”. Arteroskleroza krijohet për shkak të krijimit të shtresave lidhëse-yndyrore në muret e brendshme të artereve.

Ato shtresa fryhen kah brendia e enëve te gjakut, dhe nxisin një seri komplikimesh, siç është qarkullimi më i vogël i gjakut, tensioni i rritur i gjakut, tromboza, problemet me zemër dhe sulmi në tru.

Vogel shton: “Nëse merret rregullisht, ushqimi i bazuar në oriz integral, djathë të freskët dhe sallatë mund të sjellë rezultate çudibërëse. Me rrugë natyrale ulet tensioni i gjakut, dhe është e panevojshme të merren ilaçet.

E kam parë në vendet aziatike, orizi integral vepron pozitivisht në regjenerimin e artereve”. I njëjti autor thekson edhe ndikimin pozitiv të bimëve të pasura me jod, para së gjithash algave. Mirë veprojnë edhe sallatat, rrika, hudhra dhe preshi.

Sa u përket ushtrimeve trupore, Vogel konsideron që më së miri është nëse ecni ose vraponi jashtë duke thithur thellë ajrin e freskët, sepse kështu do të mbusheni me sasi të nevojshme të oksigjenit.

“Nëse kohën më të madhe e kaloni duke qëndruar në zyrë, kjo këshillë është veçanërisht e veçantë. Nëse nuk doni të bëheni person i plakur para kohe, i cila mezi ecë vetë, mendoni se sa gjë e mençur është që madje edhe kohën e lirë ta kaloni duke qëndruar në kafene me miq.”

Kolesteroli në ushqime – më së shumti është i pranishëm në ushqimet me origjinë shtazore. Mjekët rekomandojnë kufizimin e kolesterolit deri 300 mg në ditë, respektivisht më pak se 100 mg/1000 kcal në ditë.

Fakte për kolesterolin

Studimet tregojnë që nivelet e larta të “kolesterolit të mirë” mund të veprojnë pozitivisht në gjatësinë e jetës dhe imunitet. Por, përveç që e marrim në ushqim, kolesteroli është produkt edhe i vetë trupit tonë. Mëlçia prodhon tri deri gjashtë herë më shumë kolesterol se sa marrim në vezë dhe produktet tjera me origjinë shtazore.

Pse e prodhon? Sepse na nevojitet për përpunimin e hormoneve të ndryshe dhe krijimin e qelizave të reja dhe riparimin e atyre të dëmtuara. Kolesteroli të cilin e marrim me ushqim nuk ka nevojë të shfaqet domosdoshmërisht në nivelet e kolesterolit në gjak. Këtë substancë të yndyrshme mëlçia e personit të rritur e prodhon në sasi prej rreth 1.000 miligramëve në ditë.

Rreth 20 për qind të kolesterolit të përgjithshëm në organizëm e marrim nga ushqimi. Megjithatë, nga mënyra e të ngrënit, respektivisht sasia dhe llojet e yndyrave me të cilat ushqehemi, varet prodhimi i kolesterolit.

Përmbajta e kolesterolit në 100 g në disa ushqime:

Qumështi i lopës me yndyrë të plotë 14

Ajka e tundur, 30 për qind yndyrë 111

Djathi me yndyrë të plotë 105

Gjalpi 225

Mëlçia e pulës 500

Mëlçia e lopës 270

Mëlçia e derrit 260

Truri i viçit ose i qengjit 2200

Pate e mëlçisë 150

Salsiçet (mesatare) 96

Mishi pulës (përveç mishit të bardhë) 110

Oktapodi 170

Karkalecat 200

Mishi i viçit pa kocka me yndyrë mesatare 68

Mishi i derrit pa kocka me yndyrë mesatare 60

Mishi i qengjit pa kocka me yndyrë mesatare 71

Mishi i lopës pa kocka me yndyrë mesatare 68

Një ve e pulës – rreth 200 mg kolesterol  (b.an)

Next Post

Garë e ngushtë në Vorë, zgjidhet kreu i degës së PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In