• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metës i duhet veshur ‘këmisha e forcës’, fundi i tij do të jetë dramatik

by Spartak Ngjela
25/06/2019 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Kur një president i një Republike parlamentare që është zgjedhur nga Parlamenti, befas pretendon të jetë monark absolut dhe mbi Parlamentin, shoqëria kalon në tragji-komedi; kurse presidenti i vetëshpallur monark absolut, përfundon shumë keq. Por me një kusht: shteti duhet të jetë shumë i fortë, për t’i treguar vendin komedianit.

l.Kjo është gjendja e sotme në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta nuk ka aftësinë intelektive të kuptojë se çfarë është sovraniteti dhe kush është mbajtësi i tij. Prandaj, duke qenë në regres mendor, po i duket vetja sovran. Jo. Këtë marrëzi ia ndalon kushtetuta në nenin 2 të saj, kur shprehet:

1.Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.

2.Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

Kjo është esenca e demokracisë në një Tepublikë parlamentare. Të dy pikat e nenit 2 të Kushtetutës së Shqipërisë duhet t’i kujtojnë presidentit Meta që posti i tij nuk ka lidhje me sovranitetin, dhe çdo hap antisovranitet është tradhti kombëtare.

Po a kupton presidenti shqiptar se ç’është sovraniteti?

E kupton dot ky që nuk mund të ketë fare sukses në lidhje me ushtrimin e ndonjë lloj dhune kundër Parlamentit? Sepse, pyetja është, cili është organi që mund të cenojë sovranitetin e Republikës? Asnjë. Por, duhet të kujtohemi ndërkaq se luftën me Parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president i dobët.

Në qoftë se Ilir Meta nuk i kupton këto, është mirë të futet e të rrijë në zyrën e tij e të mendohet thellë, derisa çështja kundër tij të mos ketë hyrë në një pikë pa kthim. Nëse i kupton, por nuk dëshiron t’i pranojë këto çështje të sovraniteti, sigurisht që do të mbërrijë në një pikë pa kthim.

Po partitë politike e dinë që Kushtetuta nuk ua lejon shprehjen e dhunës për interesa pushteti në nenin 9 pika 2 të saj, kur shprehet hapur se: “partitë politike dhe organizatat e tjera… që përdorin dhunë për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore janë të ndaluara me ligj?”

ll.

Kjo është arsyeja kushtetuese shtetërore në Shqipërinë e sotme. Dhe, a e kuptoni tani se në çfarë lloj akti kanë hyrë presidenti i Shqipërisë dhe një apo disa parti politike që kërkojnë të dominojnë politikën me dhunë?

Ligji nuk mund t’i tolerojë, kurse qeveria shqiptare nuk po zbaton as Kushtetutën dhe as ligjin. Prandaj ka ardhur koha që shteti duhet të godasë antishtetin me të gjitha mjetet.

“Shqipërinë e drejtoj unë – tha presidenti – dhe jo Amerika e Italia”, për faktin që perëndimorët ia quajtën nul aktet e tij.

Por, më çfarë e drejton Shqipërinë ky president, i di ky kompetencat kushtetuese që ka? Perëndimorët po qeshin me të, por nuk e di se ku ndodhet kryeministri shqiptar, do ta vijojë forcën parlamentare?

Shqiptarët dhe perëndimorët po presin që këtij presidenti, dhe atyre që duan anarkinë, t’iu vendoset këmisha e forcës së ligjit. A do ta bëjë dot kryeministri aktual?

Kjo pritet për t’u parë.

Next Post
U refuzohet kërkesa për azil, riatdhesohen nga Franca 178 shqiptarë

Tentoi të largohej me 23 mijë euro, kapet 55-vjeçari në aeroportin 'Nënë Tereza'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

Frikë për goditjen e objektivave bërthamore, OBSH: Situata në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të rrezikshme

March 22, 2026
Kontrolle në Tiranë, karburantet ‘kapen’ në evazion fiskal! Pa sisteme fiskalizimi dhe pa faturë tatimore

Kontrolle në Tiranë, karburantet ‘kapen’ në evazion fiskal! Pa sisteme fiskalizimi dhe pa faturë tatimore

March 22, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Akuzohen për korrupsion, por protestojnë kundër tij…

March 22, 2026
“Sot sfidojmë regjimin!”, Noka thirrje qytetarëve para protestës: S’ka fuqi më të madhe se një popull i bashkuar

“Sot sfidojmë regjimin!”, Noka thirrje qytetarëve para protestës: S’ka fuqi më të madhe se një popull i bashkuar

March 22, 2026
Trump: Irani ka mbaruar! Tani armiku më i madh i SHBA-së është Partia Demokratike

Trump: Irani ka mbaruar! Tani armiku më i madh i SHBA-së është Partia Demokratike

March 22, 2026
Fluks i lartë lëvizje në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë

Fluks i lartë lëvizje në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë

March 22, 2026
E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

March 22, 2026
Nga urimi për Sulltan Novruzin te thirrja për protestë, Berisha: Sot dita për të rrëzuar regjimin!

Nga urimi për Sulltan Novruzin te thirrja për protestë, Berisha: Sot dita për të rrëzuar regjimin!

March 22, 2026
Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

March 22, 2026
Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In