Reshje të dobëta shiu parashikohen nesër në disa zona të vendit. Meteorologët parashikojnë edhe një rritje të ndjeshme temperaturash në vlerat ekstreme. Sipas Meteoalb: Kthjellime të shpeshta e vranësira kalimtare dominojnë zonat Qendrore, por vranësira të dendura dhe shira të dobët priten në ekstremet Veri-Jug.
Gjatë mesditës vranësirat shtohen në gjithë territorin duke sjellë shira në dy ekstremet Veri-Jug por sërish pasditja sjell kthjellim të motit në vend, përjashtuar Veriperëndimin ku ende do të ketë shira të dobët. Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy ekstremumet termike duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga 5 në 19°C.