• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Meteoriti gjigand kalon pranë Tokës, shkencëtarët: Ka formë të habitshme. Edhe kozmosi me sens humori “të zi”

by Java News
22/04/2020 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të “mbytur” prej vitesh nga lajme të ndryshme, shkencore, por më së shumti thjesht sensacionaliste, mbi një impakt shkatërrimtar të një meteoriti me sipërfaqen e planetit, opinioni publik gjendet përballë një fatkeqësie reale në nivel global, pandemia e koronavirusit.

Por edhe pse “sëmundja e shekullit” siç kanë filluar ta quajnë disa, mund të “ngrijë” për një kohë aktivitetet njerëzore, ajo natyrisht nuk ndalon dot mekanizmat e Universit.

Një meteorit i dimensioneve gjigante do të kalojë relativisht afër Tokës, më 29 prill. I quajtur 1998OR2, edhe pse me një diametër prej 1.5 kilometra, ai nuk do të rrezikojë planetin, duke kaluar rreth 6.3 milionë kilometra nga Toka, pak a shumë 16 herë distanca nga Hëna.

Meteoriti në fjalë gjithsesi po monitorohet nga komuniteti shkencor, për të dhënat e vyera që ai mund të japë, dhe ditët e fundit falë teleskopit në një stacion vrojtues të NASA në Puerto Riko është arritur të fiksohet në një fotografi.

Pamja habiti dhe paksa tmerroi hulumtuesit. Pak nga gjendja psikologjike që po përjetojmë në çdo cep të planetit, pak nga ngjashmëria reale, meteoriti duket sikur ka formën e një…maske gjigante, një nga ato që mbajmë kur shkojmë në supermarket ose në vendin e punës për shkak të COVID-19.

Me sa duket, kozmosi ka një sens humori “të zi”, kohët e fundit. /e.s/

Next Post
Marrëveshja energjetike, ambasadori Minxhozi: Hap një epokë të re ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Marrëveshja energjetike, ambasadori Minxhozi: Hap një epokë të re ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com