• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mete në Këshillin Ekonomik Kombëtar: Javën e ardhshme miratojmë detajet e garancisë për sektorin fas

by A R
28/03/2024 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria pritet të miratojë gjatë javës së ardhshme detajet në lidhje me instrumentin e Garancisë Sovrane për sektorin e industrisë përpunuese fason. Kjo gjë u bë e ditur nga Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Ministri Mete theksoi faktin se ky instrument në ndihmë në sektorit fason parashikohet të jetë me terma më pozitivë dhe lehtësues se sa garancitë sovrane që qeveria ka ndërmarrë në periudhën e pandemisë.

“Presim ta kalojmë në qeveri javën tjetër për të përcaktuar detajet, të cilat do të jenë ndoshta edhe më pozitive se sa kanë qenë garancitë sovrane në kohën e pandemisë. Po flasim për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një “grace period” rreth 9 muaj dhe që besojmë se, qoftë për pjesën e investimeve, qoftë për pjesën e lëndës së parë që ka pasur nevojë sektori, do të jetë ndihmuese”, u shpreh Ministri.

Nga ana tjetër, ministri vuri në dukje se sektori i industrisë përpunuese ka patur trajtim të përshpejtuar si në rastin e rimbursimit të TVSH-së, ashtu edhe sa i përket veprimeve me llogaritë e tyre. Mete theksoi se në përgjithësi, në fund të vitit të kaluar, niveli i rimbursimeve të prapambetura të TVSH-së për biznesit rezultoi zero.

“Për sektorë të veçantë, po i referohem përsëri fasonit meqenëse ka qenë në vëmendje, kemi pasur diskutim të frytshëm besoj për ndërveprimin që ata kanë me fiskun, qoftë me Tatimet, qoftë me Doganat, duke marrë angazhimin që të lehtësohen dhe thjeshtohen procedurat kur vjen puna te rimbursimi i TVSH-së apo në rastet e ndërveprimit për llogaritë e tyre. Duhet theksuar se vitin e kaluar kemi zero rimbursime TVSH-je të prapambetura në të gjithë sektorët e veçanërisht në këta që janë sektorë prioritarë kur vjen puna në trajtimin fiskal të tyre”, tha ministri.

Gjatë fjalës së tij, ministri risolli në vëmendje rritjen e vlerësimit të Shqipërisë nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor’s, vlerësim që certifikon momentin e mirë ekonomik të vendit, ndikon në reputacionin e tij dhe aksesin në tregjet ndërkombëtare, në koston kreditimit dhe aksesin në financë, si edhe në tregun e brendshëm sa i përket kreditimit.

“Është certifikim i një trendi dhe ecurie afatgjatë që, duke parë tani edhe shifrat e fundit të investimeve të huaja, që praktikisht janë shifra rekord, kombinuar edhe me shifrat pozitive dhe në rritje të turizmit, japin besimin që ky trend pozitiv dhe ky konsolidim i financave publike, më tej qëndrueshmëria e këtij trendi, do të vazhdojë”, u shpreh ministri.

Sipas ministrit, është e rëndësishme momenti i mirë ekonomik që po kalon vendi të përkthehet në mbështetje të shtuar për sektorët e ekonomisë dhe për shtresa të caktuara, për një rritje ekonomike sa më gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër, Ministri tha se rritja e mëtejshme e pagave që pritet të ndodhë së shpejti i përgjigjet pikërisht këtij synimi, ashtu si edhe lehtësitë fiskale që po diskutohen për disa nga kategoritë e të punësuarve.

/a.r

Next Post
Arrestimi i Evis Berberit, Gentian Gjyli emërohet në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, Gentian Gjyli emërohet në krye të ARRSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In