• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metamorfozat e Hyzmeqarit!

by Agron Gjekmarkaj
04/01/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Të shërbesh është një gjë e fisme dhe sidomos ndaj njerëzve në nevojë ku e ku më teper ! Çdo lloj pune është një farë shërbimi i cili paguhet dhe kjo është në natyrën e gjërave dhe kjo vlen për Presidentin e Republikës dhe per një kamerier në skajin më të epërm të Republikës. “Hyzmeqari” është një fjalë turke dhe shfaq një semantike tjetër e cila më shumë sesa profesion është gjëndje karakteriale.

Hyzmeqari ka vetëm një referencë ndaj së cilës nuk ndryshon kurrë është dhe ajo është shefi ose shefja ! Nuk ka rëndësi rangu i shefit, qehaja, bej, Kryeministër , Kryetar partie, apo përgjegjës lavazhi apo menaxhere marketingu.

Hyzmeqari ka vetëm një gjendje shpirtërore atë të shefit a shefes, ka vetem një hall atë të atij e asaj dhe ka vetëm një menyrë per të zgjidhur të vetat e realizuar ambicjet duke shfaqur besnikëri pa kushte, admirim pa kufij. Kësisoj hyzmeqari ngjit shkallët. Gjatë rrugës teksa ai bën hyzmet, merr fyerje dhe komplimete, ndaj të parave ul kokën dhe ikën pak i skuqur, ndaj të dytave gëzohet me tepri dhe shpërthen në falenderime dhe mirënjohje për të cilën fjalët nuk mjaftojnë! Ndonjëherë i përplaset dera në fytyrë e herë tjeter i ofrohet një kafe, dhe ai vazhdon, bën hyzmet duke prituar ditën e tij !

Një ditë e ka dhe gjarpri nën gurë thotë Martin Camaj në një poezi. Në një stinë ndërron shef duke lënë pas atë të dikurshmin të cilin fillon e trajton si vartës. Kënaqësitë e para i trokasin. Kujtesa e thërret në kauzë, ajo i rreshton frustimet e shpeshta, ndoj fyerje shkallëve, ndoj shkelm në të prapme, mbase një sharje të shpejtë dhe ai teksa rrit hyzmetin ndaj shefit të ri, ul respektin e shërbestarinë ndaj të vjetrit, shton ftohtësinë dhe distancën. Dikur sufllaqet i hante në të rradhë tani ja sjellin në zyrë. Në politikë ky tip ndeshet dendur! Ai del nga qilarët e askundit tek realizon metamorfozën e vet si personazh kafkian.

Atij emrin ja jep hua formacioni politik dhe ja merr koha. Krenarinë që se ka patur ja ngjit posti. Ai shtyn me brryla për të kaluar hallkat dhe buzëqeshjen e përunjur të fiksojë në foto. Me atë foto në dorë a tv u imponohet vartësve të rinj si shenjë pushteti. Ai është burrë. Ajo është grua. Nuk ka moshë dhe gjini. Madje ngjan edhe me ëngjejt nuk ka seks është vetëm një.

Përgjaket ferrave për të dalë nga anonimiteti ku të vetmen fuqi magnetike ka vëmendjen e shefit. Cirku është sporti i tij i përditshëm për të rrokur shikimin e atij mësipër kurdo e kudo që ai i hedh sytë. Ecën Hyzmeqari dhe merr poste dhe si grami me vreshtin zë hapësiren dhe kohën e shefit duke i krijuar atij iluzionin se është gjithçka për të, sy vesh e gojë. I shtyn të tjerët më shumë. Fati i cakton vartës , ata i trajton si dikur atë shefi i parë me arrogancë, distancë dhe ftohtësi. Sillet si udhëheqës i uruari, flet me “ne” ,” ne vendosëm”, ” ne e dimë mirë”, “ne e njohim”, “ne i dhamë çfarë desh” , ” ne e duam atë” ! Nuk e njeh respektin e quan të parëndesishëm se nuk e ka takuar kurrë.

Intelektuali e bezdis, nuk i njeh statusin, nuk e thërret shef ndaj ai e urren atë dhe ndërton fabula për ta poshtëruar dhe larguar.

Jeta e ka vën qyqar hyzmeqarin mes dy zgjidhjesh bindjes së verber dhe arrogancës së fsheur, shpejtësisë për të zbatuar urdherin dhe zjarrmisë për të dhënë urdher. Hyzmeqari tund e shkund vetem një kartë atë të devocionit pa kushte ndërsa fantazia i harbohet si udhëtim në ferr. Ai kërkon ku janë e ku nuk janë “armiqtë” e shefit. Ai ka nevojë për ta dhe të shfaqet si kamxhiku i tyre. I krijon kur nuk ekzistojnë, i zmadhon kur janë të vegjël, i dëbon kur janë të rrezikshëm dhe menjeherë krijon të rinj.

Syri vigjilent i kap ata në ag të dites dhe muzg të nates. Ai peson transformim të madh nga ecja në këmbe e biçiklete, tek makina me shofer e badigard, nga qilari te zyra me sekretar apo sekretare. Ai fillon të ndertojë rrjet. Ndjen një nevojë për vartës. Hyzmeqarët e tij kërkon. Mendoni sa e peshtirë bëhet politika jo pak herë në këtë rrjetë merimange mes hyzmeqaresh që nderrojnë rrolet. Suksesi personal varet nga cilësia, shpejtësia dhe dendësia e Hyzmetit.

Next Post
18-vjeçari u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë/ Nëna me lot në sy: Më thoshte do bësh Dori tjetër…Amaneti i krye!

18-vjeçari u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë/ Nëna me lot në sy: Më thoshte do bësh Dori tjetër…Amaneti i krye!

Comments 1

  1. Mv says:
    4 years ago

    Kjo eshte nje kunje per mikun tuaj Kol Ballen?

    Reply

Leave a Reply to Mv Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In