• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metamorfoza e yshtjes së dhunës nga Berisha-Meta

by Ylli Pata
15/08/2022 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Komentet që po bëhen këto ditë pas një postimi të një aktiviste politike të foltores, e cila “thirri” “të lumtë pushka” për një person që gjuajti me pistoletë një punonjës të IMT-së, ka vite që bëhen, e kjo situatë përsëritet e përsëritet, siç thotë autorja e “thirrjes” prej vitit 2013.

Ajo yshtje për dhunë e reagim politik me armë zjarri apo të ftohta, nuk ishte një rast “keqkuptimi” siç ka thënë autorja në zyrat e shtetit apo rrjetet sociale, apo një irritim që vinte nga një ngjarje aktuale. Është një fenomen politik që nuk ka ndodhur vetëm pas vitit 2013, por është fakt që herë pas here gjatë kësaj periudhe yshtja për dhunë, apo dhuna vetë konsiderohen si instrumente politike. Të cilat kanë autorësinë e dy prej politikanëve më jetëgjatë të Shqipërisë: Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Në seancën plenare të Kuvendit, më 21 prill 2016, Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të armatoseshin. “Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot: ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë! Ju bëj thirrje! Po, po! Të armatosen, se armatosen dhe amerikanët. Të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre.

Disa ditë më vonë, disa deputetë socialistë e kallëzuan penalisht Berishën në Prokurorinë e Përgjithshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet: 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal. Konkretisht për thirrje për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik.

Ndërkaq, Prokuroria e Përgjithshme, e cilanë atë kohë nën drejtimin e Adriatik Llallës, vendosi që të hapte dosje për këtë çështje. Sipas organit të akuzës, deklarata ishte bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare.

Për rrjedhojë, Prokuroria tha se deklarime të tilla për armatosjen e popullsisë nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale. Prokuroria arriti në përfundimin se, fjala e mbajtur prej Berishës konsiderohej si pjesë e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimit të një politikani që ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Këtë vendim e mori Prokurori i Përgjithshëm vetë, pa i kërkuar mendim një gjykate të Republikës.

Në vitin 2017, pikërisht në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, Ilir Meta, President i Zgjedhur i Republikës, i bëri thirrje njerëzve që të armatosen.

Deklarata u bë, pas një vizite të kryeplakut të fshatit Rraboshtë të Lezhës, anëtar i LSI-së, pas dhunimit të tij 24 orë para deklaratës. Presidenti i zgjedhur Ilir Meta tha: “I gjithë populli do të armatoset po nuk i lidhi policia ata zagarë. Ja po ta them unë dhe do ta armatos unë popullin po nuk i lidhi policia”.

Thirrjet për armatosje në një vend si Shqipëria, ku armëmbajtja pa leje është vepër penale, konsiderohen ekstreme, pasi e vetmja mënyrë për të arritur këtë objektiv-pra armatosjen është ose blerja në treg të zi, ose dhunimi i depove të ushtrisë. Pra, kemi të bëjme me një absurd e agresivitet pa logjikë nga njerëz që kanë aq shumë përgjegjësi e pushtet në vend.

Por nuk se edhe këto qëndrime kanë qenë të vetmet, pavarësisht se më ekstremet. Po të shikosh në qarqet e këtij grupi, edhe këto ditë, por edhe në të shkuarën flitet për “nxjerrje me forcë nga zyrat”, “rrahje”, “marrje të sfurqeve dhe kosoreve”, levave dhe qysqive, të cilat bashkë me “dashin” që rrëzon porta u përdorën edhe më 8 janar në selinë e PD-së.

Është një koncept, një vizion, i cili prej vitesh, thuajse ditë për ditë lançohet nga tribunat politike, por edhe nga panelet e darkës, që më pas ka mbarsur njerëzit, “armatën e mbështetësve”, për të cilët thuhet se punojnë ata lart, por më pas duan që armët t’i shkrepin vetëm këta të fundit.

Ka një etje të madhe për viktima që t’i kthejnë në heronj, që më pas t’i përdorin si municion politik i “revolucioneve” të tyre.

Këtë dhunë, apo atmosferë të dhunshme, nuk e shikon në raportet kur i drejtohet mazhorancës, qeverisë, apo edhe Edi Ramës. Mjafton të hapësh faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, ku shikon prej vitesh reagime dhe kërcënime të frikshme që vijnë nga një suitë trollesh politikë, të cilat herë pas here edhe janë zbuluar se si veprojnë e si orientohen.

Kushdo e kupton, se në një sistem politik si ky i sotmi, çdo grup politik, i ka të gjitha mundësitë sesi të reagojë, të kontestojë, të rrëzojë, e të mos i lejojë ato projekte qeveritare që i konsideron si shkelje të të drejtave të qytetarëve.

Që nga paditë në prokurori, e në gjykata, kontestimet në gjykatën kushtetuese, e deri tek bërja kauzë politike e një çështje në zgjedhjet vendore dhe politike.

Mendoni një çast, që thirrjet për armatosje, apo yshtja për dhunë të kishte ndodhur para vitit 2013. Vetëm imagjinojeni pak. Nejse, kanë kaluar shumë vite e natyrisht, e tashmë ka tjetër perceptim, tjetër ndërveprim e diskutim në opinionin publik. Sot kemi një polarizim të skajshëm, ku palët janë të atashuara në dy “ushtri” të ndryshshme që nuk komunikojnë fare me njëri-tjetrin, përveçse në raste të caktuara për çështje të “inrastrukturës vitale” siç ndodhte në betejat antike.

Pjesa në mes, apo atë që e quajmë prej kohësh si “zona” apo “elektorati gri” e ka humbur rolin e vet në një kohë normale. Madje edhe në zgjedhje, pjesa më e madhe e kësaj pjese nuk merr pjesë, por i largohet përplasjes mes dy botëve më ekstreme politike.

“Pjesa gri” e votuesve, opinionit publik, apo i atyre që duhet të marrin pjesë direkt në politikë nga kjo pjesë nuk se ka preferencë të jetë dakord për një qeverisje të gjatë e shumë të gjatë të Partisë Socialiste. Logjikisht kjo pjesë e popullsisë, që i përket përgjithësisht pjesës që nuk e var jetën nga politika, është e prirur të ketë alternancë të shpeshtë pushteti, të ketë një divulgim partiak dhe evolucion elitash.

E pikërisht ky është shkaku i këtij mjedisi gjakprishur, atmosfere të rëndë që ka duhma të shumta shëtmie dhe lëndësh “radioaktive” të mejhaneve të izoluara të Tiranës, qofshin këto edhe në panelet e televizioneve apo edhe në vendet më luks të Lalzit.

Polarizimi dhe fjalori i rëndë, nuk është gjë tjetër por pjesë e manualeve të ekstremeve politike, që nuk e duan marrëdhënien me shoqërinë, por duan të fusin tallaz në periferinë e saj, pjesën më të brishtë e të lënë anash si nga politika, apo quaje edhe nga aktet më brutale të saj.

Kjo logjikë e vijimit pareshtur të një fjalori agresiv është atmosfera tipike e jetës së karantinës, ushtrisë ku haje dynjanë apo konvikteve aggresive, ku ligjin e bënin gjithmonë jo nxënësit më të mirë, apo djemtë që kishin kod komunikimi më të suksseshëm, por të fortët që mbanin në çantë një gjysëm tulle. Por ndryshe nga ata të fortë, këta tanët, duan që gjysmën e tullës ta mbajnë njerëzit që i kanë majisur me idenë e një agresiviteti permanent.

Pasi politikisht ata që e kanë ideuar këtë strategji, janë të pashpresë. Nuk mbijetojnë e mund të zhduken në rastin më të parë kur të ketë zgjedhje të përgjithshme. Ndaj dhe duan të mbarsin që të ndodhin incidente, që i përdorin si një lloj kimioterapie politike, edhe pse e dinë që nuk do të sjellë efekte. E gjitha kjo është një metamorfozë që nuk ka rrugëdalje, por natyrisht askush nuk mendon për rrugëdalje. Thjesht ndiqet aksioma: Pas nesh qameti…

Next Post
Temperaturat do të rriten ndjeshëm në mesditë! Njihuni me parashikimin e motit për këtë të hënë

Kthehen temperaturat e larta? Si do të jetë moti gjatë kësaj jave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In