• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metamorfoza e politikës

by Angelo Panebianco
13/09/2019 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Angelo Panebianco

“Qëllimi im është t’i këndoj shndërrimit të trupave në të tjerë të rinj”. Kështu e nis “Metamorfozën” Ovidi në vitet e para të shekullit I pas Krishtit. Qëkur Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet kanë nisur negociatat për formimin e qeverisë aktuale, siç duke, shumë e kanë pyetur veten: si ka mundësi që një parti antisistem, e themeluar me qëllimin për të bërë revolucion, u shndërrua kaq papritur në një klub xhentëlmenësh të respektuar dhe me kostume elegante? Si ndodhi ky ndryshim kaq i shpejtë: nga “shko në të s…” te “të lutem, më fal, pas jush”? Duhet të ketë ndërhyrë një fuqi magjike. Në Mesjetë, njerëzit u atribuonin mbretërve virtyte të mrekullueshme. Duket se diçka të ngjashme mendonin për Partinë Komuniste Italiane disa nga ndjekësit e saj më jokritikë të shekullit XX.

Por nuk imagjinohej që dikush mund t’i transferonte ato cilësi të supozuara te trashëgimtarët e tij. Në periudhën e kaq shumë debateve që bëhen për lirinë, ajo që, në studiot televizive, i shoqëron gjithnjë krizat e qeverisë, janë dëgjuar zëra që e sfidojnë në mënyrë qesharake Lëvizjen 5 Yjet, duke e e cilësuar “një parti e qendrës”. Në rastin më të mirë, ata që besojnë te metamorfozat e mundshme si këto ka mangësi në njohjen e historisë. Më të besueshëm dhe realistë janë ata që thonë: “Le të mos i tregojmë vetes përralla: ne nuk duam zgjedhje dhe ia kemi më shumë frikën Salvinit sesa Lëvizjes 5 Yjet. Por nuk mjafton të puthësh bretkosën për ta shndërruar në një princ”.

Grupet, dhe madje edhe grupet politike, ashtu si njerëzit, kushtëzohen nga historia e tyre e mëparshme. Si njerëzit, edhe grupet ndonjëherë ndryshojnë. Por nuk mund të ndryshojnë kurrë plotësisht. As natyra, as historia (individuale apo kolektive) nuk bëjnë “kapërcime”. Por – thuhet se – Giuseppe Conte ka ndryshuar. Nuk ka dyshim që fakti se ai i mbijetoi politikisht një ndryshimi parlamentar të këtyre përmasave dhe arriti të mbante lidershipin ka zbuluar cilësi politike që askush nuk e imagjinonte se ai i zotëronte.

Ndoshta një ndërmarrje e tillë do të mbetet në analet e demokracisë parlamentare. Sidoqoftë, kjo nuk bie në kundërshtim me atë që po argumentoj, domethënë që njerëzit dhe grupet janë sidoqoftë të burgosur të historisë së tyre, dhe ndryshimet e tyre, nëse ka të tilla, mund të jenë vetëm të pjesshme. Ndryshimet në fasadë, transformimi, formimi dhe prishja e aleancave që zakonisht njeh jeta parlamentare, nuk mund të prishë vazhdimësinë kulturore dhe politike, nuk ndryshon identitetet (ose më mirë: mund t’i ndryshojnë pjesërisht, por, kryesisht, vetëm kur përballen me një gjeneratë të re).

Aleanca ndërmjet Lëvizjes 5 Yjet dhe PD do të jetë diçka pjesërisht e ndryshme nga ajo Lëvizja 5 Yjet – Lega. Por do të ketë edhe vazhdimësi, e garantuar kjo nga prania (shumica) dhe 5 Yjeve. Jo për metitë të Conte-s, Grillo-s apo të dyve, pas rezultatit shkatërrues të zgjedhjeve evropiane, drejtuesit e 5 Yjeve e kanë kuptuar se, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, duhej ridimensionuar profile ndërkombëtar i partisë. Qeveria aktuale ekziston pikërisht sepse, Lëvizja 5 Yjet duke u prishur me Legën, ka kontribuuar me votën e vet në zgjedhjen e presidentit të Komisionit Europian. Kjo ka qenë e vetmja lëvizje fituese falë të cilës kanë rifituar papritur respect në Europë dhe “dritën jeshile” për aleancë me Partinë Demokratike. Padyshim mite dhe hipoteza nga ato të botës së tretë do të vazhdojnë të qarkullojnë brenda partisë dhe do të manifestohen publikisht, ndoshta edhe duke marrë përparësi, ditën kur partia do të dalë në opozitë. Por tani për tani, dhe për sa kohë qeveria do të jetë në pushtet, pozicioni tradicional i Italisë në arenën ndërkombëtare nuk do të vihet në diskutim nga Lëvizja 5 Yjet: gjithmonë me kusht që ministri i ri i Jashtëm, Luigi Di Maio, ish-miku i “Jelekëve të Verdhë” francezë, pranon t’u bindet, pa diskutim, urdhrave të atyre që diplomacinë e kanë profesion.

Pra, a na pret një e ardhme e ndritshme me stabilitetit dhe progres? Aspak. Konfliktet brenda koalicionit do të fillojnë shumë shpejt. Po përmend vetëm dy tema: drejtësinë dhe ekonominë. Fakti që ministri i Drejtësisë është i njëjti me qeverinë e mëparshme, dëshmon se drejtësia e ekzagjeruar e 5 Yjeve (“burg për të gjithë”) dhe drejtësia pak më e matur, në dopiopet, e një pjese të Partisë Demokratike fatmirësisht mund të bashkëjetojë. Por ka edhe shumë nga Partia Demokratike që nuk përshtaten. Priten shkëndija dhe shpërthime.

Tema e dytë ka të bëjë me ekonominë. Një qeveri për rritjen ekonomike? Por, si mund të jetë një ekzekutiv shprehja e një koalicioni në të cilin komponenti mazhoritar përbëhet nga armiqtë e betuar të rritjes, për të cilët rritja është vlerë negative? Si Ministri i Ekonomisë, Roberto Gualtieri, ashtu edhe Komisioneri i ri  Evropian, Paolo Gentiloni, do të kenë punë për të kundërshtuar impulset peroniste të Lëvizjes 5 Yjet. Ata kontrollojnë ministritë (Mjedisin, të Punës etj), çka u jep mundësinë për të vënë veto të fuqishme në masat pro rritjes, si për shkak se Parlamenti ka rëndësi dhe Lëvizja 5 Yjet përbën shumicën në qeveri. Duhet shtuar se Partia Demokratike i ka rikuperuar edhe largimet “nga e majta”, e ngjashme, me recetat ekonomike, tek 5 Yjet.

Në disa këndvështrime, asgjë nuk ka ndryshuar. Ne jemi, siç kemi qenë gjithmonë, një “demokraci e vështirë”, vazhdimisht në rrezik të përfundojmë keq për shkak të forcave joberale. Qofshin këto të djathta apo të majta. Për më tepër, duke hedhur tej, në tridhjetë vitet e kaluara, çdo mundësi për t’i dhënë këtij vendi institucione të forta, për ta bërë atë një demokraci të vërtetë qeverisëse, tani që bota ka hyrë në ujëra ndërkombëtare shumë të trazuara, ne arrijmë gjysmë të zhveshur, nuk jemi të pajisur për për t’u përballur me sfidën e dyfishtë: atë që vjen nga dobësimi i spirancave tradicionale ndërkombëtare të Italisë dhe ai që vjen nga brenda (nga veprimi i forcave iliberale të së djathtës dhe të majtës). Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të besojmë te magjia. Te ajo që bretkosën e shndërroi në princ. / Corriere della Sera –TemA TV/

Next Post
Lotët e këtij tifozi çmendin rrjetin, ja se çfarë ndodhi në stadium (VIDEO)

Lotët e këtij tifozi çmendin rrjetin, ja se çfarë ndodhi në stadium (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In