• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Metamorfoza e frikshme e Gazment Bardhit, edhe ai i klonuar me shpejtësi nga Sali Berisha

by S T
11/09/2024 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 30 vitesh dihet që kushdo që jeton dhe punon në shërbim të Sali Berishës bëhet klon i tij. Për arsye që vetëm psikiatria mund t’i shpjegonte, afërsia me Berishën e bën këdo, burrë e grua, identik me të: të dhunshëm, agresiv, gënjeshtar dhe intolerant. Kushdo që nuk klonohet, thjesht dëbohet. Ky fenomen është veçanërisht i dukshëm tek ata që janë distancuar më parë nga Berisha dhe që i janë afruar më pas më shumë, duke përjetuar kështu një metamorfozë kaq evidente saqë bëhet e turpshme.

Që në kohën e Tritan Shehut apo Jozefina Topallit, të cilët u kthyen në njerëz normalë pasi u distancuan nga Berisha dhe më pas u bënë sërish klonët e tij sapo u kthyen në krah të tij (dhe më pas u normalizuan sërish, duke u larguar), ky transformim thuajse djallëzor ka i preku të gjithë. Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boçi për shembull, të cilët ishin njerëz paqësorë dhe logjikë kur Berisha nuk drejtonte më partinë, i janë rikthyer qenve luftarakë që kur doktori i vendosi sërish në krah të tij. Shembujt janë të pafund, të gjithë të njëjtë e të mbivendosur dhe ky fenomen nuk e kurseu as Luzlim Bashën, i cili pushoi së qeni një klon i dhunshëm sapo u shkëput përfundimisht nga Berisha.

Metamorfoza e kundërt me atë të Bashës ka prekur edhe Gazmend Bardhin muajt e fundit. Nga një politikan tolerant dhe liberal në kohën kur luftonte përkrah Bashës kundër Rithemelimit të Berishës, sot Bardhi është kthyer sërish në një klon të Berishës që përdor të njëjtën shpifje, të njëjtin agresivitet dhe dhunë verbale identike nga klonët e tjerë, sikur të ishte si një Muli Noka i çfarëdoshëm (vetëm për të dhënë një shembull) të cilët, duke mos e braktisur kurrë komandantin e tyre, nuk kanë ndryshuar kurrë. (Pikërisht për këtë metamorfozë sot Bardhi e gjen veten duke ndarë ide, projekte dhe përqafuar me Flamur Nokën, të cilin më pak se dy vjet më parë e akuzoi publikisht për korrupsion dhe lidhje me trafikantët e drogës).

Dy mbrëmje më parë në një debat televiziv, Gazmend Bardhi sulmoi verbalisht Endri Shabanin me një urrejtje të paparë më parë, fajtor vetëm për shprehjen e një opinioni të ndarë më shumëkënd, pra se opozita me Sali Berishën në krye nuk do të fitojë kurrë. Një argument që vetë Bardhi e ka përdorur në të kaluarën, por që sot klani i PD-së e konsideron tradhti. Ashtu si çdo klon tjetër i Berishës, Bardhi sulmoi Shabanin në mënyrë vulgare duke e quajtur të korruptuar nga Edi Rama dhe kjo vetëm sepse lëvizja e tij, Nisma Thurrje, merrte fonde nga KQZ. Ky është një financim normal i parashikuar me ligj dhe i rezervuar për çdo forcë politike që merr pjesë legjitime në zgjedhje.

Por Berishës dhe kloneve të tij nuk i intereson asnjëherë e vërteta. Ata janë të interesuar vetëm të delegjitimojnë kundërshtarët e tyre duke përdorur çdo armë pa skrupuj, para së gjithash shpifje. Pra, nuk krijon habi se pasi mbrojti Spakun kur ishte i lirë nga Berisha, sot Bardhi-klon u rreshtua me militantët e tjerë përballë Spakut për të protestuar kundër drejtësisë.

Ajo që ata nuk e kuptojnë është se ky fenomen pervers i klonimit pro berisha brenda PD-së po prodhon një fenomen paralel të klonimit antiberisha në elektorat. Për çdo klon të Berishës, lindin 10 klonime të tjera kundër tij jashtë PD-së: Të gjithë tani të bashkuar nga e njëjta ide se Sali Berisha është një rrezik për demokracinë. (Shqiptarja.com)

Next Post
“Rrugët janë kthyer në lumenj”/ Stuhia “Atena” përmbyt kryeqytetin grek, a do preket edhe Shqipëria? (VIDEO)

"Rrugët janë kthyer në lumenj"/ Stuhia "Atena" përmbyt kryeqytetin grek, a do preket edhe Shqipëria? (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com