Biznesmeni Pëllumb Bjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita, Oltian Bistri, të arrestuar në saj të operacionit “Metamorfaza” i janë drejtuar Gjykatës së Lartë, duke ankimuar vendimin e Apelit të GjKKO, që i la në burg.
Apeli i Posaçëm me një vendim të datës 31 gusht, la në qeli personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka, sipas vendimit të Apelit të GjKKO, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Relator i çështjes është caktuar Ilir Panda, i cili nuk ka caktuar ende një datë për shqyrtimin e kërkesë. Ndërkohë avokatët kanë pretenduar që komunikimet në SkyECC nuk mund të merren si provë, pasi sipas tyre nuk janë marrë ashtu siç i parashikon ligji.
/f.s