• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta zyrtarisht sot President. Cila do të jetë Zonja e Parë dhe kush do marrë pjesë në ceremoni

by Java News
24/07/2017 07:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Meta do të marrë sot, zyrtarisht, detyrën e Presidentit të Republikës pas betimit që do të bëjë në Parlament, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për ditën e hënë, në orën 18:00. Presidenti i zgjedhur vetëm nga maxhoranca e majtë që në muajin prill, pritet të betohet sot edhe para deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët bojkotuan zgjedhjen e tij si kreu i ri i shtetit.

Burime pranë PD bënë të ditur për “Panorama” se Grupi i “vjetër” Parlamentar i PD-së, pa Lulzim Bashën në krye, do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Ilir Metës në Parlament. Në këtë ceremoni nuk do të marrin pjesë deputetët që dolën nga zgjedhjet e 2017- ës, por ligjvënësit që kanë fituar mandatin në legjislaturën e vitit 2013, pjesa më e madhe e të cilëve mbeti jashtë listave të zgjedhjeve të 25 qershorit.

CEREMONIA

Ceremonia pritet të nisë në orën 18:00 në Parlamentin e Shqipërisë. Duke qenë se Ilir Meta ka aktualisht dhe postin e kryetarit të Kuvendit, rolin e tij pritet ta ushtrojë nënkryetarja, Valentina Leskaj. Pas leximit të formulës së betimit, Meta do të betohet para deputetëve të Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit fton Presidentin të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit lexon formulën e betimit, sipas kushtetutës, neni 88, pika 3. Presidenti deklaron:”Betohem” (Presidenti mund të shtojë “Zoti më ndihmoftë”)”, thuhet në ceremonialin e protokollit e shtetit.

Pas himnit kombëtar, Presidenti i ri i drejtohet Kuvendit me një fjalë përshëndetëse. Më pas, ceremonia e dytë zhvillohet në ambientet e Presidencës. Ajo është parashikuar të zhvillohet në orën 19:30.

Në këtë ceremoni bëhet dorëzimi i detyrës nga presidenti aktual, Bujar Nishani tek Presidenti i ri, Ilir Meta, i cili shoqërohet nga familja e tij. Në mënyrë simbolike kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, do i dorëzojë Presidentit Meta kushtetutën e vendit.

Ndërkohë që pjesë e ceremonialit do të jetë dhe shoqërimi i emërimit të kreut të shtetit me 21 të shtëna topi.

Pas këtij ceremoniali, Presidenti i ri do të mbajë një fjalë përshëndetëse para personaliteteve të ftuara në këtë aktivitet si edhe qeveritarëve dhe trupit diplomatik të akredituar.

CEREMONIA E FILLIMIT TË DETYRËS SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

1. Ceremonia e fillimit të detyrës së Presidentit të Republikës zhvillohet si një e tërë, e ndarë në dy momente kryesore, në sallën e Kuvendit dhe në Selinë e institucionit të Presidentit të Republikës.

2. Ditën e caktuar, në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, përveç deputetëve, mund të marrin pjesë edhe të ftuar të tjerë të huaj dhe titullarët e përfaqësive diplomatike. Protokolli i Kuvendit drejton ceremoninë në sallën e Kuvendit.

3. Presidenti në detyrë, me familjen e tij, zë vend në lozhën nr.1, kurse në atë ngjitur vendoset familja e Presidentit të zgjedhur.

4. Në orën 18:00, Presidenti i Republikës mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe po në këtë moment del aty për ta pritur Kryetari i Kuvendit dhe mbasi përshëndeten, hyjnë nëpërmjet sallës dhe zënë vend në podium.

5. Kryetari i Kuvendit fton Presidentin të ngrihet në këmbë për të bërë betimin, ndërkohë që të gjithë të pranishmit janë të ulur nëpër vendet e tyre. Kryetari i Kuvendit lexon formulën e betimit, sipas kushtetutës, neni 88, pika 3. Presidenti deklaron:”Betohem” (Presidenti mund të shtojë “Zoti më ndihmoftë”).

6. Ekzekutohet himni kombëtar i Shqipërisë dhe të gjithë të pranishmit ngrihen në këmbë. Kryetari i Kuvendit fton Presidentin për të marrë fjalën përshëndetëse para Kuvendit. Presidenti mban fjalën.

7. Kryetari i Kuvendit uron Presidentin për detyrën dhe deklaron mbylljen e seancës plenare, duke kërkuar leje për ta shoqëruar Presidentin deri në hyrjen kryesore. Të gjithë të pranishmit ngrihen në këmbë.

8. Mbas Kuvendit të Shqipërisë, ceremonia presidenciale vijon në Selinë e institucionit të Presidentit të Republikës. Të ftuarit mbërrijnë në Selinë e institucionit të Presidentit të Republikës deri në orën 19:15 dhe zënë vendet e caktuara për ta. Tribuna A rezervohet për miqtë e huaj dhe titullarët e përfaqësive diplomatike, kurse tribuna B, për personalitetet e larta shtetërore dhe miqtë vendas.

9. Në orën 19:25 mbërrin dhe zë vend në krye të shkallëve të Selisë së institucionit të Presidentit të Republikës ish-Presidenti i Republikës.

10. Në orën 19:30 mbërrin Presidenti i Republikës, makina e të cilit shoqërohet nga truproja e nderit në katër motoçikleta ceremoniale.

11. Zhvillohet ceremonia e nderit sipas skemës përkatëse. Presidenti drejtohet dhe zë vend në krye të shkallëve të Selisë së institucionit të Presidentit të Republikës, në të djathtë të ish-Presidentit. Në të dyja anët e shkallëve janë vendosur oficerë të Gardës së Republikës me uniforma ceremoniale.

12. Ekzekutohet himni kombëtar, i cili shoqërohet me 21 të shtëna topi artilerie me interval 30 sekonda nga njëra-tjetra. Gjatë gjithë kohës, flamuri kombëtar qëndron i ngritur.

13. Drejtori i Protokollit të Shtetit fton kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, që, në mënyrë simbolike, t’i dorëzojë Presidentit të ri, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Gjatë dorëzimit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese deklaron: “I nderuar zoti President, kam nderin t’ju dorëzoj Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

14. Drejtori i Protokollit të Shtetit fton Presidentin e zgjedhur të Republikës të bëjë përshëndetjen e rastit.

15. Zhvillohet parakalimi tradicional i truprojës së nderit. Pas kësaj, të pranishmit ftohen në Pallatin e Brigadave për të marrë pjesë në pritjen zyrtare.

KRYEMADHI REFUZOI ROLIN E ZONJËS SË PARË

Ilir Meta do të jetë President, i cili do të ushtrojë detyrën pa pasur në krah Zonjën e Parë. Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës, zgjedhur si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk ka pranuar të heqë dorë nga politika dhe të mbajë pozicionin honorifik të Zonjës së Parë. Sipas saj, politika është më e rëndësishme, ndaj nuk do të largohet nga roli i deputetes dhe tashmë i kryetares. “Me kushtetutë, zonja e parë nuk ekziston. Unë jam deputete dhe do ta mbaj këtë post”, ka thënë Monika Kryemadhi e pyetur nga gazetarët.

KUSH DO TA BËJË ZONJËN E PARË?

Në ceremonialin e protokollit të shtetit nuk është parashikuar rasti i mospranimit të ushtrimit të këtij funksioni nga bashkëshortja. “Nëse Presidenti është i pamartuar ose i ve, asnjë nga familjarët e tij nuk mund të përfaqësojë apo të luajë rolin e zonjës së parë. Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar”, thuhet në ceremonial. Por në ceremonitë festive, Presidenti mund të marrë një nga familjarët, i cili trajtohet me status të veçantë, por jo si Zonjë e Parë.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Zgjedhjet në PD, shpërthen ironia në rrjetet sociale

FOTOT/ Zgjedhjet në PD, shpërthen ironia në rrjetet sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

Arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, i gjenden mbi 164 mijë euro të falsifikuara në shtëpi

February 6, 2026
Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

February 6, 2026
Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

February 6, 2026
Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In