• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta zbulon nëse do të bashkëpunojë me Ramën: Ja çfarë do të ndodhë pas 25 korrikut

by A R
09/06/2022 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin ‘Open’, ka deklaruar se nuk e sheh si mundësi bashkëpunimin me Edi Ramën, pas 24 korrikut.

Meta tha se beteja e tij është që Shqipërinë t’ua kthejë shqiptarëve, ndërsa shtoi se Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme.

Pjesë nga biseda në studio:

Robert Rakipllari: Më kë do i bëni ndryshimet kushtetuese?

Ilir Meta: Do flasim edhe në 25 korrik dhe në vijimësi, unë ju shpreha qëllimet e mia dhe bindjen time, dhe bindja ime është një, në këtë vend kushtetuta duhet të jetë e paprekshme dhe kjo do ta bëjë Shqipërinë një Zvicër me det, bashkë me referendumet

Arion Sulo: Për ta bërë këtë duhet të mundni Edi Ramën? Si ta mundni?

Ilir Meta: Në 25 prill kam pasur vetëm një angazhim, procesin zgjedhor. Por kjo e ka marrë përgjigjen, Pesimizmi është humbje kohe…

Arion Sulo: Tani do provokoj… më shkon mendja se ju do të jeni kandidaturë për kryetar opozite…

Ilir Meta: Janë diskutime…e thatë dhe vetë që do provoni, mirë bërë, s’ka asnjë shqetësim (qesh)

Arion Sulo: LSI ju ri ngushtë me sa duket, të ktheheni në LSI është dejavu

Ilir Meta: Beteja ime është t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Të gjithë ata që angazhohen… në radhë të parë kërkon idealizëm dhe jam i sigurt që do gjej një rezonancë te shumica e shqiptarëve

Robert Rakipllari: Bashkëpunimin me Ramën e përjashtoni?

Ilir Meta: Tani mendoj se është autori kryesor i nxitjes së kushtetutës së 2008, etj… këtu kanë synuar, që të jemi të dytë në botë për korrupsion, na ka ngel edhe pak të dalim të parët dhe të kemi këto probleme kaq të mëdha…

Robert Rakipllari: E përjashtoni?

Ilir Meta: Mendoj se është vetë i përjashtuar në këtë proces, sepse ka zgjedhur rrugën e cënimit të interesave kombëtare, veç cënimit të interesit publik.

/a.r

Next Post
“Shtëpia falas s’merret në asnjë vend”/ Ahmetaj: Të gjitha paratë e donatorëve administrohen nga ata, rindërtimi ka punësuar mbi 27 mijë qytetarë

Ballkani i Hapur, Ahmetaj në Top Story: Serbia nuk e pengon dot Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com