• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta zbardh takimin me Ruçin: Ekspertë të përbashkët për çështjet që duan trajtim urgjent

by A R
30/06/2020 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet takimi i mbajtur ditën e sotme mes Presidentit Meta zhvilloi me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Presidenca bën me dije se Meta theksoi se pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, është tejet e rëndësishme që rekomandimet e Komisionit të vihen menjëherë në zbatim.

Duke ripërsëritur domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve me qëllim ripërtëritjen dhe bërjen funksionale sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, Presidenti shprehu gatishmërinë e tij të plotë për të nisur menjëherë punën për një interpretim unik të rekomandimeve dhe bashkërendimin për zbatimin kushtetues dhe ligjor të tyre.

Kreu i shtetit nënvizoi se ky proces tashmë është nën monitorimin jo vetëm të Komisionit të Venecias, por edhe të Bashkimit Europian, Bundestagut gjerman, parlamentit holandez, danez, etj., vlerësimi i të cilëve do të jetë kyç për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Sipas tij, këtij qëllimi duhet t’i shërbejë bashkëpunimi gjithëpërfshirës edhe për zbatimin e 15 kushteve të BE.

Ndërkohë kryeparlamentari Ruçi duke mirëpritur ftesën e Presidentit Meta për këtë takim dhe bashkëndarë të njëjtën pikëpamje mbi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, theksoi se e konsideron të papranueshme zvarritjen e ripërtëritjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë nga institucionet e pavarura.

Ruçi, tha Kuvendi i Shqipërisë në rezolutat e miratuara gjatë raportimeve vjetore të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, KLGJ, KLP, ka vendosur detyrimin e këtyre organeve për të plotësuar sa më shpejt të gjitha vakancat për në Gjykatën e Lartë.

Meta dhe Ruçi ranë dakord për nisjen e menjëhershme të punës nga ekspertët e të dy institucioneve për identifikimin e të gjitha çështjeve që kërkojnë trajtim urgjent dhe afat-mesëm, dhe dakordësimin e masave që do të duhet në ndërmerren në zbatim të tyre.

/a.r

Next Post
Soreca bën thirrje për Reformën Zgjedhore: Këshilli politik të fillojë punën ndër-partiake

Kapja e 37 trafikantëve, reagon Soreca: Ishte një aksion brilant!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

September 2, 2026
“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

September 2, 2026
“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Asnjë kontroll pa paralajmëruar

“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi mbi qafën e sipërmarrësve! Asnjë kontroll pa paralajmëruar

September 2, 2026
Aksident i frikshëm te “Ura e Varur” në Berat, furgoni përplas çiftin e moshuar në trotuar! Shoferi dëshmon se iu bllokuan timoni e frenat (VIDEO)

Aksident i frikshëm te “Ura e Varur” në Berat, furgoni përplas çiftin e moshuar në trotuar! Shoferi dëshmon se iu bllokuan timoni e frenat (VIDEO)

September 2, 2026
Largohet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama! Pritet të marrë një tjetër detyrë

Largohet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama! Pritet të marrë një tjetër detyrë

September 2, 2026
Zjarret në Malësinë e Matit, evakuohet një familje dhe digjen 3 banesa! Luftë me flakët nga toka dhe ajri

Zjarret në Malësinë e Matit, evakuohet një familje dhe digjen 3 banesa! Luftë me flakët nga toka dhe ajri

September 2, 2026
“Të çmendur” pas Leaos në Turqi, 50 mijë fanella të shitura për tri ditë!

“Të çmendur” pas Leaos në Turqi, 50 mijë fanella të shitura për tri ditë!

September 2, 2026
Po ndërtonte pa leje në plazhin e Sarandës, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana! Pezullohet specialisti i Policisë, sekuestrohen 48 çadra

Po ndërtonte pa leje në plazhin e Sarandës, arrestohet 47-vjeçari nga Tirana! Pezullohet specialisti i Policisë, sekuestrohen 48 çadra

September 2, 2026
“Parandalim i ndërtimeve pa leje”- Lamallari mbledh drejtuesit e IKMT dhe ndan porositë: Mbrojtje hapësirave publike, luftë krimit mjedisor

“Parandalim i ndërtimeve pa leje”- Lamallari mbledh drejtuesit e IKMT dhe ndan porositë: Mbrojtje hapësirave publike, luftë krimit mjedisor

September 2, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

Punonjësi i kompanisë së internetit bie nga shtylla, përfundon në spital i plagosur!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com