• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta zbardh diskutimet me Yuri Kim për Berishën: I thashë që shpallja ‘non grata’ ka efekt pozitiv sepse…

by
25/09/2022 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta ka zbardhur mesazhin qe ka dhene per ambasadoren amerikane ne nje takim qe kane pasur ne seline e PL-se ditet e fundit, lidhur me shpalljen non grata te Sali Berishes dhe bashkepunimit politik me PD.

Meta theksoi në fjalën e tij për gazetarët se Partia e Lirisë ka programin e saj që nuk ndikohet nga ai i PD-së dhe se nuk zgjedh mes Amerikës dhe Berishës.

Nga ana tjetër, Meta tha se i ka shprehur amabsadores Yuri Kim se vendimi i SHBA për Berishën, nuk diskutohet, por që ka pasur një efekt pozitiv sepse bëri që të largohej Lulzim Basha si kreu i PD.

Pyetje: Gjate takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim a morët ndonjë këshillë për marrëdhënien politike me Berishën?

Ilir Meta:

Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, shumë bashkëpunuese. Unë nuk mund t’u flas cilat ishim mesazhet e zonjës ambasadore se ata flasin vetë kur kanë dicka për të thënë.

Por unë mund t’ju them cfarë unë i thashë zonjës amabsadore që të jeni të qetë, se ato që them në takime të mbyllura i them dhe në takime të hapura. Unë thashë dhe një herë mendimin tim që kam për cështjen e shpalljes ‘non grata’ të zotit Berisha.

I shpreha bindjen që në radhë të parë është vepër e Bashës dhe Ramës në bashkëpunim. Se Basha gjithë vendiemt e gabuara që ka marrë, bojkoti i rerofmes, djegia e mandateve, falja e institicioneve të pavarura Ramës, falja e pushtetit vendor në tavolinë Rames,
të gjitha këto vendime ia ka faturuar zotit Berisha e ky është akt e vendim i SHBA që s’kemi pse ta diskutojmë.

Por njëkohësisht, seriozisht i thashë që të thotë në Uashingtion që të paktën unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilni as kam qenë e as jam dakort se e quaj jo proporcional, se pa një vendim të tillë do kishim sërish kryetar të PD Lulzim Bashën.

Ne nuk bëjmë zgjedhje mes Sali Berishës dhe Amerikës, mes PD dhe Amerikës, ne kemi programin tonë si Partia e Lirisë që është 100% i pavarur dhe nga PD, respektojmë vendimet që marrin anëtarët, simpatizantët nuk ndërhyjmë në proceset e zgjedhjeve të tyre dhe ne qëndrojmë programit tonë për të përmbushur detyrimet tona ndaj partneritetit strategjik me SHBA dhe për të përshpejtuar me ritme marramendëse reformat prioritare në fushën e sundimit të ligjit, krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë kyce për anëtarësimin në BE.

Nuk kemi asnjë arsye të bëjmë një zgjedhje të tillë, jemi të bindur që PD është parti e përkushtuar për tju përmbajtur parnteritetit strategjik me SHBA.

/e.d

Next Post
Wang Yi : Bota ka hyrë në një periudhë të re turbulencash dhe ndryshimesh!

Wang Yi : Bota ka hyrë në një periudhë të re turbulencash dhe ndryshimesh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In