• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta-Zaorálek: Optimist në gjetjen e konsensusit për reformën

by A R
31/03/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të enjten ministrin e Jashtëm çek, Lubomír Zaorálek, me të cilin bisedoi rreth forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe situatës në rajon. Meta theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe simpatia reciproke, që ekziston mes dy kombeve tona, duhen ngritur në një nivel më të lartë bashkëpunimi, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve ekonomike e tregtare.

Ministri Zaorálek vlerësoi rolin stabilizues të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit dhe theksoi se nën Presidencën Çeke të Grupit të Vishegradit, do të punohet për intensifikimin e bashkëpunimit jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në kuadër të projekteve rajonale.
Duke biseduar mbi procesin e integrimit evropian, kryeparlamentari Meta shprehu besim se klasa politike shqiptare do të arrijë konsensusin e duhur për miratimin sa më shpejt të ndryshimeve kushtetuese të nevojshme për reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërkohë që ministri Zaorálek shprehu mbështetjen e Republikës Çeke për avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Në përfundim, Meta dhe Zaorálek diskutuan mbi zhvillimet e fundit në rajon duke ndarë bindjen se Ballkani ka nevojë për stabilitet politik, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për një të ardhme të sigurt brenda BE-së.

Ministri i Jashtëm çek ndodhet në Tiranë në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Next Post

Ja 5 këngëtarët shqiptarë që më mirë të mos i dëgjoni fare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

Faza e dytë e Territoriales, PS shton në Komision deputetë të Doshit dhe Shehajt, mbeten jashtë Lapaj e Qorri!

November 9, 2026
Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

Vuan nga leuçemia, nxënësit dhe mësuesit e Fierit solidarizohen në ndihmë të 11-vjeçarit!

November 9, 2026
“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

“Mos u habisni kur…”- PD braktisi mbledhjen, PS i vendos afate PD për Reformën Zgjedhore! Balla: Pas 30 nëntorit i çojmë propozimet në Kuvend

November 9, 2026
Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

Autoriteti për ish-dokumentet e Sigurimit të Shtetit kërkesa për investim te “Xhafaj”! Financat: S’e ka përdorur plotësisht buxhetin e dy viteve të fundit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In