• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta-Zannier: Maxhoranca ka vullnetin maksimal për zgjedhje sipas standateve të BE

by
26/05/2015 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) z. Lamberto Zannier.

Meta dhe z. Zannier vlerësuan cilësinë e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe OSBE-së si dhe aktivitetin e frytshëm të Prezencës së OSBE në Shqipëri duke vënë në dukje se kontributi i organizatës i shërben zhvillimeve demokrative e institucionale të vendit tonë.

Meta theksoi se Kuvendi e ka forcuar rolin e tij mbikqyrës ndaj zbatimit të legjislacionit përmes aktivitetit të komisioneve të ndryshme parlamentare, monitorimit të aktivitetit vjetor të institucioneve shtetërore e të pavarura, rezolutave të ndryshme që kalojnë në Kuvend, raporteve vjetore dhe të veçanta që përgatiten dhe përmes ngritjes së komisioneve të ndryshme hetimore. Në këtë kuadër u vlerësua asistenca e OSBE-së në mbështetje të aktivitetit parlamentar.

Duke biseduar mbi zgjedhjet e pushtetit vendor në Shqipëri, z. Meta nënvizoi se maxhoranca ka vullnetin maksimal për aplikimin e standardeve të zgjedhjeve në nivelin më të lartë bashkëkohor dhe në këtë drejtim mirëpritet roli i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR nën drejtimin e Ambasadores Audrey Glover.

Zannier shprehu mbështetjen e OSBE për realizimin me sukses të reformës territoriale.

Po kështu z. Zannier vlerësoi realizimin e barazisë së plotë gjinore në listat e këshillit bashkiake si dhe numrin në rritje të kandidateve për kryetare bashkish

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE z. Lamberto Zannier diskutuan mbi zhvillimet në rajon, ku u vlerësua roli konstruktiv i Shqipërisë si dhe prezenca e OSBE në rajonin tonë, në shërbim të paqes, forcimit institucional dhe stabilitetit të vendeve tona fqinje. Z. Meta theksoi se Shqipëria dëshiron që edhe Kosova të jetë pjesëmarrëse në OSBE ku përfaqësuesit e saj të kenë mundësinë të shprehen për zhvillimet rajonale dhe veçanërisht për ato çështje që prekin vetë Kosovën.

Next Post

Venecia, gondola e deve, mes kantierëve të Botërorit në Katar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In