• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta vs. Rrokaj e Spahiu, 50 mijë anëtarë votojnë sot për kryetarin e LSI-së

by Java News
06/11/2016 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

LSI do të zhvillojë sot një proces zgjedhor për kryetarin e ri, ku përballë Ilir Metës garon deputeti Përparim Spahiu dhe anëtari i kryesisë, Shezai Rrokaj.

Sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama tha se rreth 50 mijë anëtarë janë ftuar të marrin pjesë në këtë ushtrim demokracie.

“Më lejoni t’ju shpjegojë që për të realizuar një proces korrekt dhe të lirë të zgjedhjeve, në të gjithë Shqipërinë janë hapur 225 qendra votimi për të bërë të mundur që të gjithë anëtarët e LSI-së të shkojnë për të votuar.

Ndërkaq më lejoni të konfirmoj që e gjithë kjo fushata e zgjedhjeve është fokusuar në mënyrë të veçantë edhe tek rikonfimimi i anëtarësisë, sepse ne kemi shpërndarë kartat e reja të anëtarësisë.

Dhe në këtë moment që flasim më rezulton që të ketë kaluar mbi 50 mijë numri i atyre që kanë aplikuar dhe kanë marrë kartën e re të anëtarësisë. Që do të thotë se të gjithë këta, pra mbi 50 mijë që është numri i anëtarëve të LSI-së të rikonfirmuar, duhet të marrin pjesë nesër për të votuar për kryetarin dhe për delegatët e konventës”, tha Luan Rama.

Ai shtoi se janë rreth 5 mijë emra që do të votohen për të nxjerrë nga këta rreth 2500 delegatët e Konventës Kombëtare Zgjedhore.

“Duke respektuar në mënyrë rigoroze parimin e barazisë gjinore, pra 50 % e këtyre që do të zgjidhen do të jenë nga radhët e LGI-së dhe 30 % të tjerë do të jenë emra që janë propozuar dhe do të përfaqësojnë strukturën e LRI-së në Konventën Kombëtare Zgjedhore.

Në këtë numër, pra në rreth 2500 delegatë nuk bën pjesë një numër delegatësh që vjen “ex officio” në Konventë, siç janë të zgjedhurit deputetë, të zgjedhurit kandidatë bashkish, të zgjedhurit në Këshillat e Bashkive, të cilët për shkak të mandatit të përfaqësimit që kanë si të zgjedhur nga populli në bazë të statutit janë automatikisht përfaqësues apo delegatë në Konventën Zgjedhore”, tha Luan Rama.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Frikë për atentat kundër Trump, shërbimi sekret largon kandidatin nga foltorja (VIDEO)

Frikë për atentat kundër Trump, shërbimi sekret largon kandidatin nga foltorja (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com