Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit të Ri.
“Me rastin e festës së Vitit të Ri kam kënaqësinë e madhe të uroj të gjithë shqiptarët, kudo që gjenden, për më shumë mbarësi, më shumë fat dhe më shumë shëndet.
Qoftë ky vit më i mirë se ai që lamë pas!
Uroj me zemër gjithëkënd, fëmijë e të rritur, gra e burra, të rinj dhe pensionistë, që të gjejnë tek viti 2016 më shumë shpresë dhe gëzim, më shumë realizim dëshirash, punë të ndershme, dinjitet qytetar dhe dritë në jetë!”-shkruan Meta.