• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta uron Ramazanin: Kemi detyrim të respektojmë një porosi profetike

by A R
23/04/2020 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e nesërme nis muaji i bekuar i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Presidenti Ilir Meta ka bërë një urim të gjatë duke kujtuar se ky vit do të jetë ndryshe për shkak të situatës së koronavirusit.

Meta tha se këto ditë të vështira na bëjnë të mos harrojmë ajetet kuranore të të respektojmë një porosi profetike që thotë: “Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni. Ata që kanë sëmundje ngjitëse të qëndrojnë larg të tjerëve”.

Shkrimi i plotë i Presidentit

Të dashur motra dhe vëllezër,

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë,

Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit, të lartësimit dhe pastrimit të shpirtit!

Agjërim të lehtë, të shëndetshëm dhe të pranuar, me mbarësi dhe begati të përhershme në familjet dhe vatrat tuaja!

Ditët e vështira që po kalojmë për shkak të pandemisë COVID-19, na kanë privuar sivjet nga përjetimi i namazeve në xhami dhe nga iftaret e përbashkëta, duke na detyruar që Ramazanin ta përjetojmë si sakrificë profetike me lutje drejtuar Zotit me veten dhe familjet tona.

Kemi detyrim të respektojmë një porosi profetike: “Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni. Ata që kanë sëmundje ngjitëse të qëndrojnë larg të tjerëve”.

Mos t’i harrojmë ajetet Kuranore dhe hadithet e Profetit Muhamed se “pa dyshim pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.”

Si asnjëherë tjetër me kurajo e solidaritet mbarëkombëtar ta përballojmë këtë sfidë të përbashkët dhe t’i gëzohemi lumturisë që na jep qëndrimi më shumë në shtëpi, pranë fëmijëve dhe prindërve tanë.

Le të lutemi së bashku, larg fizikisht por pranë njëri-tjetrit me shpirt e zemër, dhe le të rizgjojmë ndjenjat më të bukura, të pastrojmë ndërgjegjet, të pendohemi për gabimet tona dhe të ndezim shpresat për ditët më të mira që patjetër do të vijnë!

Për më shumë shpresë e besim, dashuri, paqe e kohezion social, vëllazëri, drejtësi e solidaritet! Sepse këto janë edhe mesazhet profetike që duhen përcjellë në këtë Muaj të Shenjtë.

Të reflektojmë me besimin në Zot, për të bërë ç’është e mundur, për pastrimin shpirtëror, moral e social të shoqërisë sonë, në veçanti të rinisë dhe familjes!

Të lutemi për heronjtë e ditëve tona, për mjekët dhe infermierët, që në vijën e parë të frontit janë duke luftuar çdo ditë për të mbrojtur shëndetin e secilit prej nesh. Por edhe për imamët e klerikët që aq shumë po përpiqen për të na ndihmuar në këto momente të vështira.

T’u gjendemi pranë prindërve, të moshuarve dhe të braktisurve, jetimëve dhe njerëzve në nevojë, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për ne. Ashtu siç na porositin mësimet e Shenjta të ndajmë me ta të mirat dhe gëzimet tona, për t’u dhënë shpresë e për të çelur lumturinë në çdo zemër të përvuajtur nga dhimbjet, dëshpërimi e varfëria.

Një urim të veçantë kam sot për të gjithë shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginë, Malësi dhe në diasporë, që Zoti t’u pranojë agjërimin, lutjet dhe veprat e tyre të mira, dhe që ky Muaj t’u sjellë begati, mirësi dhe paqe në familjet e tyre!

Sakrificat të na afrojnë më shumë zemrat dhe të na unifikojnë shpresën se ditë më të mira patjetër do të vijnë!

NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!

Next Post
“Karantina na mundon, por edhe na bashkon”, Rama: Klerikët e nderuan Zotin duke mbajtur tempujt mbyllur

"Karantina na mundon, por edhe na bashkon", Rama: Klerikët e nderuan Zotin duke mbajtur tempujt mbyllur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In