• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta uron Macron: Rikthyet shpresën, do të mbështetemi tek Ju në rrugën drejt BE

by Java News
08/05/2017 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta uroi për zgjedhjen president të Francës, Emmauel Macron.

Në një letër dërguar kreut të ri të shtetit francez, Meta fillimisht shpreh urimet e tij për fitoren në garën presidenciale, duke e vlerësuar një fitore të rëndësishme jo vetëm për kombin francez por për të gjithë kombet e Evropës së Bashkuar.

“Shqipëria do të mbështetet tek Franca dhe në veçanti tek Presidenca Juaj, në përpjekjet e saj për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Ju siguroj, zoti President i zgjedhur, se marrëdhëniet dypalëshe të miqësisë dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen më tej dhe do të zhvillohen në fushat me interes të ndërsjellët”, thotë Meta në letrën e urimit.

Urimi i Ilir Metes per presidentin e Frances

Emmauel Macron

President i Zgjedhur i Republikës Franceze,

Shkëlqesi,

Kam privilegjin e madh që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal t’Ju përgëzoj për fitoren tuaj plebishitare në garën për President i Republikës Franceze.

Fitorja juaj madhështore është shumë e rëndësishme, jo vetëm për kombin francez, por për të gjithë kombet e Evropës së Bashkuar.

Ajo riktheu shpresën dhe besimin se projekti më i madh i mbas Luftës së Dytë Botërore i paqes, bashkëjetesës e harmonisë mes kombeve, respektit të vlerave të ndërsjellta, do të mbetet projekti i së ardhmes evropiane.

Kam kënaqësinë t’ Ju konfirmoj, se Shqipëria do të mbështetet tek Franca dhe në vecanti tek Presidenca Juaj, në përpjekjet e saj për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian.

Ju siguroj, zoti President i zgjedhur, se marrëdhëniet dypalëshe të miqësisë dhe të parneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen më tej dhe do të zhvillohen në fushat me interes të ndërsjelltë.

Duke Ju uruar suksese në misionin tuaj të rëndësishëm, mbetem me shpresën të bashkëpunojmë ngushtë në të ardhmen për të ndarë së bashku mendimet për sfidat dypalëshe, rajonale dhe globale që na duhet të përballim sot.
Sinqerisht

Ilir METAJ,
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,
President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë

c.a

Next Post
10 tonë kanabis drejt Italisë, Apeli lë në burg 7 doganierë

10 tonë kanabis drejt Italisë, Apeli lë në burg 7 doganierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
Kush do t’i bashkohet Sali Berishës? SHBA gati listën e re të “non grata”-ve, përfshihet edhe Shqipëria

Zbulohet dokumenti: PD pagoi 800 mijë dollarë në një vit për t’i hequr Berishës non-gratën

March 30, 2026
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

March 30, 2026
Vota e diasporës, PS: Të shtyhet afati vetëm për emigrantët që janë refuzuar

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

March 30, 2026
E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In