• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Meta uron Macron: Marrëdhëniet mes dy vendeve do të rriten

by A R
25/04/2022 07:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Ilir Meta ka uruar Emmanuel Macron për rizgjedhjen e tij në krye të Francës. Meta shkruan se rizgjedhja e Macron si president do të nxisë edhe më fort mbështetjen në integrimin Europian të rajonit tonë.

“I nderuar Zoti President, Shkëlqesia Juaj, Emmanuel Macron,

Rizgjedhja Juaj si President i Francës, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’iu përcjell urimet më të përzemërta e të sinqerta për përmbushjen me sukses të misionit tuaj në drejtimin e Republikës Franceze.

Besoj fort se marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Francës, miqësia, bashkëpunimi dhe partneriteti euroatlantik do të rriten e forcohen edhe më shumë, gjatë mandatit tuaj të ri.

Bashkëpunimi i ngushtë dypalësh edhe shumëpalësh është shumë i rëndësishëm sot, si në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ashtu edhe si vende të NATO-s, veçanërisht në përballjen me sfidat rajonale, europiane dhe globale që të dy vendet tona kanë përpara.

Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përgjatë procesit të integrimit në Bashkimin Europian, shpresoj fort se, rizgjedhja Juaj si President i Francës do të nxisë edhe më fort mbështetjen që ky proces i rëndësishëm gjeostrategjik rajonal dhe europian të përfundojë me sukses dhe në kohën e duhur”, mbyllet mesazhi i Metës drejtuar Macron.

/a.r

Next Post
Pranga 52-vjeçarit, ngacmoi seksualisht të miturën në Divjakë

Kërcënohet me krisma armësh i riu, identifikohen autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

BE kritikon Shqipërinë për minoritetet, biznesin dhe fondet… por jo për drejtësinë!

April 4, 2026
Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

Padia e Veliajt – A do t’a thërrasë Hazbi Balliu në gjyq Ina Ramën se pse propozoi Ols Dadon për prokuror pa plotësuar kriteret?!

April 4, 2026
U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

U vra në mandatin e parë të Trump, SHBA arreston të afërmit e ish-komandantit iranian Soleimani

April 4, 2026
Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

Nga protestat në rrugë, te arrestimet disa herë/ Kush është Albulena Haxhiu, presidentja e përkohshme e Kosovës

April 4, 2026
Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

Rusia planifikon rrëmbimin e Zelenskyt si Maduro? Moska: Duhet të ndëshkohet për veprimet e tij, por…

April 4, 2026
Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

Dy të rinjtë u gjetën në mal pa jetë, policia e Korçës zbardh detaje nga ngjarja e rëndë

April 4, 2026
Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

Emigrantët kthehen në vendlindje për Pashkët/ Trafik i rënduar në akset Lezhë-Laç e Lezhë-Shkodër

April 4, 2026
Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In