Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar 3 drejtimet se ku do të fokusohet partia e tij.
Meta tha se lufta kundërkorrupsionit, qeverisja e vendit dhe organizimi i partisë janë pikat kryesore.
Gjatë një mbledhje të zhvilluar nga struktura e përkohshme që drejton partinë, Komiteti Organizativ, Meta tha se shqiptarët janë popuj luanësh dhe jo lepujsh që të na nëpërkëmbin.
“Edhe kur situate ishte e paduruar. Ilir Meta nuk vë baste. Ilir Meta bën betim, bëri betimin në Kushtetutë? Tani ju e dini që nuk ju duroj. Edhe afati 5-vjeçar është. E kam mbrojtur Presidencën. Ka shumë halldupër dhe stomakprishur që mendojnë që po nuk dhe tendera dhe konçensione nuk ke pushtet. Të gjithë kundër i pati. Edhe ju për fat të keq, pasi i dhatë besën Lulushit duke djegur mandatet. Deri kur e bëri mandatin Ilir Meta? Bëra dhe shqiponjën në shenjë respekti. Në partinë e re të Lirisë kemi përsëri Shqiponjën. Jemi popuj luanësh, nuk jemi popuj lepujsh që të na nëpërkëmbin shërbëtoirët e dushmanëve. Nga sot ju bëj të ditur që do punojmë në tre drejtime.
1. Revolucioni antikorrupsion, 2. Organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur dhe 3. qeverisja e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore. Përgatitja për qeverisje do jetë detyra ime kryesore. E para është revolucioni antikorrupsion. Ky është revolucioni për rivendosjen e lirisë dhe ndëshkimit” – tha Meta.
g.kosovari