Presidenti Ilir Meta po zhvillon pasditen e së hënës një takim me katër ambasadorë të vendeve të BE.
Në takim mësohet se është edhe kryediplomati evropian. Luigi Soreca.
Takimi po mbahet në Pallatin e Brigadave ndërsa në qendër të bisedës mendohet të jetë situata politike në vend.
Kjo tryezë vjen pak minuta para nisjes së protestës për Teatrin Kombëtar, ku do të marrë pjesë edhe opozita joparlamentare.
/a.r