• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta telegram italianëve: Deputetët shqiptarë, pranë jush në këtë dhembje

by Java News
24/08/2016 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u ka nisur sot dy telegrame ngushëllimi Kryetares së Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini dhe Kryetarit të Senatit italian Pietro Grasso për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti i rëndë i datës 24 gusht 2016 në Itali.

“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal dëshiroj t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Ju dhe popullit italian për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme.

Kjo tragjedi ka tronditur thellë popullin shqiptar, i cili në këto çaste të vështira edhe për të, ndodhet pranë popullit mik italian, pranë familjeve të viktimave dhe të dashurve të tyre”, shkruan zoti Meta në telegramin e tij për zonjën Laura Boldrini, kryetare e Dhomës së Deputetëve.

“Të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë dhe unë personalisht qëndrojmë pranë Jush dhe popullit mik italian në përballimin e dhembjes së përbashkët njerëzore dhe të pasojave katastrofike e dëmeve njerëzore, morale dhe materiale si pasojë e këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkruan Meta në telegramin për kryetarin e Senatit italian zotin Grasso. /r.a

Next Post
Kujdes ku e vendos dorën, Zajmina! (FOTO)

Kujdes ku e vendos dorën, Zajmina! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com