• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takon Presidentin e Senatit italian: ‘Drejtësia’, garanci për investimet e huaja

by Java News
12/09/2017 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, Presidenti Ilir Meta, u takua me Presidentin e Senatit italian, Pietro Grasso.

Në takimin me Presidentin e Senatit Grasso, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale e të partneritetit të veçantë strategjik dhe u ndal në mënyrë të veçantë tek vullneti i përbashkët për të rritur e zgjeruar më tej bashkëpunimin dhe koordinimit mes ligjëvënësve të të dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes strukturave të të dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të lëndëve narkotike, për të arritur më shumë rezultate në këtë drejtim.

Presidenti Meta dhe zoti Grasso theksuan se vetëm përmes rritjes së bashkëpunimit, shkëmbimit në kohë të informacionit dhe ndërmarrjes së veprimeve të mirë-koordinuara mes dy vendeve, por edhe me vende e organizata të tjera partnere, mund të përballohen me sukses këto sfida e kërcëcnime.

Presidenti Meta evidentoi gjithashtu angazhimin e institucioneve shqiptare për reformën në drejtësi si dhe pritshmëritë nga zbatimi i kësaj reforme, si në drejtim të kthimit të besimit tek institucionet e drejtësisë dhe krijimit të një klime të më të mirë për biznesin dhe investitorët e huaj në Shqipëri, në mënyrë të veçantë atyre italianë.

Bashkëpunimi mes dy parlamenteve zuri një vend të rëndësishëm në funksion jo vetëm të shkëmbimit të informacionit mbi zhvillimet politike në dy vendet respektive, por edhe të avancimit të nismave ligjore në dobi të qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali që prej viteve ‘90.

Presidenti Meta dhe Grasso vlerësuan komunitetin arbëresh, trashgiminë e tij historike e kulturore, vecanërisht në kuadër të vitit të Skënderbeut, si një vlerë të rëndësishme të marrëdhënieve dypalëshe që kërkon të promovohet në vazhdimësi.

a.ç

Next Post
Lamtumirë Inter, Icardi gjen klubin e ri

Interi kontratë të re për Icardin, i vendos klauzolë 110 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%, Sejko: Rritja e çmimeve vjen nga importet!

November 3, 2026
Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

Protesta e studentëve, një grup marshon nga Politekniku te Ministria e Arsimit! Momente tensioni edhe me Policinë

November 3, 2026
Në romancë me një avokat italian/ Moderatori i zbulon lidhjen Beniada Nishanit: Do ta nxjerr…!

FOTO/ Momenti romantik nga dhoma e gjumit, Beniada Nishani publikon për herë të parë partnerin!

November 3, 2026
Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

Kryeministri Tofan: Moldavia dyshon se pas sulmit të madh kibernetik qëndron një aktor i huaj shtetëror

November 3, 2026
Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Plani i Rritjes i BE/ Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

November 3, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Veliaj, ende vëllezër, por tani si Kaini dhe Abeli

November 3, 2026
Republika popullore e protestës

Veliaj dhe Rama, nga miqësia te skizma politike

November 3, 2026
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

November 3, 2026
“Nëse vazhdon kështu, deri vitin tjetër…”- Rama në Samitin e “Euronews”: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027! Fat i madh që…

“Unë jetoj për ndryshimin, por…”- Rama për protestat: Policia ishte pala më e dëmtuar, pati dyfish më shumë të plagosur! (VIDEO)

November 3, 2026
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In