• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takon presidenten kroate: Të zhgënjyer për vendimin e Këshillit Europian

by Java News
29/10/2019 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sot vizitën e Tij shtetërore dy ditore në Kroaci, duke u pritur me nderime të veçanta nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović.

Pas ceremonisë zyrtare së mirëseardhjes, Presidenti Meta zhvilloi një takim me Presidenten Grabar-Kitarović dhe më tej, kryesuan bisedimet zyrtare mes delegacioneve respektive.

Në përfundim të takimeve zyrtare Presidenti Meta dhe Presidentja Grabar-Kitarović dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Deklarata e plotë e Presidentit Meta:

“Shumë e nderuara zonja Presidente! Edhe një herë dua t’iu falënderoj për mikpritjen tuaj, por mbi të gjitha për mbështetjen e jashtëzakonshme, që Kroacia dhe ju personalisht, qeveria juaj, i keni dhënë Shqipërisë, jo vetëm në planin bilateral, por edhe në drejtim të procesit të integrimit europian, edhe pse jemi të zhgënjyer me mungesën e një vendimi nga Këshilli i fundit i vendeve të Bashkimit Europian.

Por ne e vlerësojmë shumë nismën kroate në bashkëpunim edhe me disa vende të tjera, si Bullgarinë, Rumaninë edhe Greqinë për të ndërtuar konsensusin e duhur brenda këtij Unioni.

Megjithatë, ne jemi të vendosur, bashkërisht edhe me Maqedoninë e Veriut, se do të dyfishojmë e trefishojmë përpjekjet tona në javët që vijnë, në muajt që vijnë, në mënyrë që të kemi mundësi për një vendim pozitiv së afërmi.

Në këtë drejtim jemi të lumtur që Kroacia do të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Europian dhe jemi shumë të kënaqur për pozicionin mjaft të qartë të Kroacisë, që anëtarësimi i vendeve tona të Ballkanit Perëndimor në BE është e vetmja alternativë dhe e pazëvendësueshme nga çdo lloj opsioni tjetër.

Njëkohësisht, dua të shpreh edhe një herë tjetër kënaqësinë që gjatë këtyre dy viteve marrëdhëniet shqiptaro-kroate janë ngritur në nivele të jashtëzakonshme, ku spikat Marrëveshja e Partneritetit Strategjik midis vendeve tona, që ka shtruar një rrugë të gjerë për të ardhmen e një bashkëpunimi shumë të fuqishëm, shumë më konkret dhe shumë më efikas midis Shqipërisë dhe Kroacisë në të gjitha fushat.

Njëkohësisht dëshiroj t’ju falënderoj për ndihmën e Kroacisë pas tërmetit të shtatorit, pasi vendi juaj ishte ndër të parët që shprehu solidaritetin dhe kontribuoi me ndihma konkrete për të dëmtuarit nga ky tërmet.

Jam i sigurt se në të ardhmen, ne do të kemi arritje shumë të dukshme në të gjitha fushat sidomos në ato të infrastrukturës, të energjisë, të turizmit ku unë do të veçoja në mënyrë të veçantë rëndësinë e gazsjellësit Adriatiko-Jonian për të ardhmen e vendeve tona, por edhe të gjitha rajonit tonë dhe në mënyrë të veçantë bashkëpunimin tonë në fushën e mjedisit, ku ju personalisht, por edhe Kroacia luani një rol të rëndësishëm për të gjithë rajonin tonë, në veçanti për mbrojtjen e detit Adriatik, por edhe në përgjithësi.

Dhe për ne është kënaqësi të intensifikojmë bashkëpunimin me ju, por jo vetëm me ju, edhe me Malin e Zi dhe partnerët e tjerë të interesuar për të forcuar politikat tona për mbrojtjen e Adriatikut dhe në përgjithësi për mbrojtjen e mjedisit në rajonin tonë.

Sikurse ju e përmendët ne e festuam 10-vjetorin e anëtarësimit së bashku në NATO dhe ka qenë një rrugëtim i shkëlqyer mes vendeve tona nga viti 2003 deri përpara 10 vjetësh dhe vazhdojmë të jemi anëtarë mjaft aktivë në këtë aleancë me marrëdhënie të shkëlqyer edhe në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, ashtu sikurse jemi të lumtur që edhe Maqedonia e Veriut më së fundmi po bëhet anëtare e Aleancës dhe kjo është një gjë mjaft pozitive për sigurinë e të gjithë rajonit tonë.

Njëkohësisht dua t’iu falënderoj shumë sepse gjatë këtyre viteve edhe falë vëmendjes dhe kujdesit tuaj të veçantë kanë marrë një vëmendje më të madhe të gjitha interesat e komunitetit Arbanas këtu në Kroaci, që është një komunitet i përbashkët që përfaqëson një trashëgimi të përbashkët të dy vendeve tona dhe të dy popujve tanë.

Jam i sigurt se kujdesi juaj ndaj këtij komuniteti do të shtohet akoma më tepër dhe ne nuk kemi gjë tjetër veçse mirënjohjen më të thellë dhe më të plotë për ju, sikurse do të bëjmë edhe ne përpjekjet tona që ashtu sikurse ju do të punonin më shumë për promovimin e gjuhës shqipe këtu, edhe ne të promovojmë gjuhën kroate në Shqipëri dhe kësaj t’i shërbejë edhe më mirë në të ardhmen bashkëpunimet në fushën e arsimit dhe universiteteve.

Së fundi, një komunitet i jashtëzakonshëm i shqiptarëve këtu në Kroaci që ka derdhur gjakun për çlirimin e Kroacisë, pro edhe që kontribuon sot edhe për zhvillimin e vendit tuaj i lidh shumë fuqishëm të dy vendet tona.

Unë jam shumë i lumtur që ata i përfaqëson edhe me një deputete shqiptare në parlamentin e Kroacisë, sikurse është edhe zonja Ermine Lekaj Prljaskaj dhe jam i sigurt që mbështetja juaj, e qeverisë tuaj për integrim edhe më plotë, edhe më të suksesshëm të tyre në Kroaci, vetëm se forcon miqësinë tonë të jashtëzakonshme dhe këtë lidhje të fuqishme e cila më shumë se sa politike apo ekonomike në radhë të parë është njerëzore.

Edhe një herë shumë faleminderit për mirëkuptimin tuaj, për mbështetjen tuaj dhe ju uroj një Presidencë sa më të suksesshme gjatë 6 muajve të ardhshëm të vendit tuaj në Bashkimin Europian, pasi kjo është tepër e rëndësishme për perspektivën, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit tonë, të Ballkanit Perëndimor që vështirë një vend tjetër anëtar i BE-së më mirë se sa Kroacia mund ta kuptojë. Faleminderit!”, – u shpreh Kreu i Shtetit shqiptar.

Presidenti Meta, në përfundim të takimit me Presidenten kroate, vizitoi memorialin “Zëri i Viktimave Kroate – Muri i Dhimbjes” ku vendosi një kurorë me lule dhe u përul në kujtim dhe në respekt të martirëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë.

Next Post
Flakë, tym dhe mungesë energjie, zjarret shkaktojnë situatë apokaliptike në Kaliforni

Flakë, tym dhe mungesë energjie, zjarret shkaktojnë situatë apokaliptike në Kaliforni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

Fushatë e nxehtë në Kosovë! Akuza, ofendime e dhunë në prag të 7 qershorit

May 21, 2026
Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

Airbus dhe Air France shpallen fajtore, Gjykata në Paris i dënon për tragjedinë me 228 viktima

May 21, 2026
Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë!

May 21, 2026
Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

Aktivistët e ndaluar nga Izraeli, DASH: Të trajtohen njerëzisht dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar

May 21, 2026
Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

Dhunohet me sende të forta kreu i AKU në Shkodër, Policia jep detajet e para

May 21, 2026
“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

“Ç’do bësh në PD, do të thekesh në diell?”, Sela: Unë e mund Berishën, por Salianji më mund mua!

May 21, 2026
“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

“S’ka më seanca pas orës 22:00”. PS-PD bashkojnë votat, miratohet Rregullorja e re e Kuvendit

May 21, 2026
Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

Vdes duke pritur drejtësinë për certifikatën e martesës! Gruaja mbetet pa trashëgimi…

May 21, 2026
GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

GJKKO e shpalli fajtor me kërkesë të SPAK, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ardian Hajdarin

May 21, 2026
“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

“Respekti për të vdekurit, pikë e programit tim!”, Sela sqaron deklaratën që bëri bujë

May 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In