• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takon përfaqësuesit e Shoqërisë Civile dhe bën thirrje: Ndërkombëtarët të rrinë larg, fatet e atdheut në duart tona

by Java News
20/11/2019 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas sulmeve ndaj miliarderit amerikan George Soros, kreu i shtetit Ilir Meta ka ndryshuar kurs, duke kërkuar që ta ketë në krah për zgjidhjen e krizës së krijuar prej tij dhe për të sulmuar ndërkombëtarët.

Gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e së mërkurës me ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, në dy krahët e tij, nga njëra anë ishin përfaqësuesit e Fondacionit Soros, ose siç njihet Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe në anën tjetër, konsitucionalistin Kristaq Kume. Në përfundim të këtij takimi, i cili zgjati për rreth 60 minuta, foli Kristaq Kume i cili zbuloi më shumë atë se për çfarë u diskutua në këtë takim. Sipas tij, Meta ka deklaruar se për zgjidhjen e krizës politike nuk duhen të varen shpresat tek ndërkombëtarët, pasi në shumë raste më tepër se kanë ofruar një zgjidhje, kanë qenë pengues.

“Nëse nuk ndërhyjmë të gjithë do vuajmë kriza të herëpashershme. Presidenti na ftoi të gjithëve që të jemi pjesë e turit të tij, por ai do t’i adresohet popullit për rrugët, për instrumentet që duhet përdorur për të shëndetësuar jetën demokratike në vendin tonë. Kriza të zgjidhet nga ne, të mos i varim shpresat te ndërkombëtarët, pasi shpesh ato janë faktor pengues më shumë se zgjidhës.

Ne na tha presidenti se është koha dhe nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me popullin shqiptar. Një thirrje për të gjithë aktorët politikë brenda dhe jashtë parlamentit që të bëhemi bashkë dhe të bëjmë reformën e thellë legjislative, që nëse bëhet gjithëpërfshirëse është më e mira. Jemi dakord me presidentin Meta”, tha Kume, duke cituar Kreun e Shtetit.

Sa i përket sulmeve ndaj miliarderit amerikan, zyra e tij pati deklaruar se do të kërkonte shpjegime ndaj kreut të shtetit shqiptar, ndërkohë që duket se tashmë ujërat janë qetësuar, pasi edhe vetë Meta nuk e ka pasur më pjesë të ligjërimeve të tij publike.

Next Post
Pas skandalit seksual, princi Andrew heq dorë nga detyrat mbretërore

Pas skandalit seksual, princi Andrew heq dorë nga detyrat mbretërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In