• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta takohet me Kryeministrin e mandatuar të RMV: Të dy vendet tona meritojnë çeljen sa më parë të negociatave

by A R
12/01/2022 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit sot në një takim nga Kryeministri i mandatuar për të formuar Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njëherazi kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

Pasi i uroi shumë suksese në detyrën tepër rëndësishme dhe vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera fqinjësore ndërmjet vendeve tona, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e çeljes sa më parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian për të dy vendet dhe shprehu besimin se me përpjekje të përbashkëta do kalohen pengesat në një kohë të afërt.

Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi angazhimet konkrete të palës maqedonase për të avancuar me projektin shumë të rëndësishëm të Korridorit 8, që do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, si dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.

Duke e përshëndetur përmirësimin e ndjeshëm të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut, kyç për përparimin e demokracisë dhe prosperitetit të vendit fqinj, Presidenti Meta çmoi rolin dhe kontributin e faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në të gjitha zhvillimet demokratike dhe progresin e vendit në proceset euroatlantike.

Nga ana e tij, z. Kovaçevski siguroi se një nga prioritetet e Qeverisë së tij në fushën investimeve do të jetë pikërisht Korridori 8.

Gjithashtu, ai u shpreh se Qeveria e Tij do të jetë plotësisht e angazhuar në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndëretnike në vend dhe për thellimin, në të gjitha fushat, të bashkëpunimit me Shqipërinë, në interesin më të mirë të qytetarëve tanë.

/a.r

Next Post
A do të mundet “Dhelpra e Argjendtë” të nënshtrojë Vladimir Putin?

A do të mundet “Dhelpra e Argjendtë” të nënshtrojë Vladimir Putin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com