Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Permes nje mesazhi ne rrjetet sociale, teksa ka ndare me ndjekesit e tij lajmin per kete takim, Meta shprehet se suksesi i punës së saj do të jetë sukses edhe i bashkëpunimit rajonal.
Mesazhi i Metës:
Kënaqësi e veçantë të takohesha me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
Suksesi i punës së saj do të jetë sukses i #RCC dhe i bashkëpunimit rajonal.
Mbështetje të plotë projekteve që nxisin ndërlidhjen dhe pajtimin rajonal.
/a.rada











